Çmimet e apartamenteve në Tiranë rriten me 30%

Diel, 06 May 2018 17:55

Qytetarët që duan të blejnë një apartament ose ta marrin me qira do të detyrohen të shpenzojnë më shumë.

 Agjencitë imobiliare deklarojnë se muajt e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të çmimeve për ndërtimet e reja  që variojn nga 10 deri në 30%

Ilda Zaloshnja, Agjente Imobiliare: U vu re një rritje e ndjeshme 10-20% të çmimeve në të cilat ishin trajtuar pronat e patundshme  nëpër këto zona deri në atë moment. Për pasojë të rritjes së çmimit të shitjeve edhe çmimi i qirave janë rritur.

Lefter Sila, Agjent Imobiliar: Që kjo rritje është vetëm për ndërtimet e reja që kanë filluar 2-3 vitet e fundit, ndërsa ndërtimet e tjera që kanë qenë ndërtuar më parë ngelen në astnacion me vlera më të ulëta.

Xheni Jahja, Inxhiniere, vlerësuese e pasurive të paluajtshme:  Ndërtimet e rinj kanë ardhur me një çmim guximtar.

Por cilat janë arsyet? Ilda Zaloshnja shpjegon se  në rritjen e çmimeve ka ndikuar rritja e taksës së infrastrukturës, cilësia e ndërtimit dhe miradministrimi i pallateve.

Ilda Zaloshnja, Agjente Imobiliare: Për inerci të këtyre projekteve të reja të cilat sigurisht do të reflektojnë në rritjen e çmimit jo vetëm të taksës por edhe për shkak të cilësisë më të mirë të ndërtimit, për shkak të përdorimit të teknologjive të reja të ndërtimit të cilat janë më bashkëkohore dhe për rrjedhojë edhe më të kushtueshme.

Për shkak të pamundësive ekonomike mbi 90 % e shqiptarëve i blejnë shtëpitë me anë të kredive bankare.

Lefter Sila, Agjent Imobiliar: Nëse më përpara shitja e shtëpive bëhej me para në dorë, tani 60-70% e shitjeve bëhet nëpërmjet kredive nga bankat.

Nëse dikur ishte një trend blerja e shtëpive nga emigrantët tashmë ka ardhur në ulje. Xheni Jahja shpjegon se kërkesat janë më të vogla dhe kryesisht janë për shtëpitë në bregdet

Xheni Jahja, Inxhiniere, vlerësuese e pasurive të paluajtshme:  Ofertat në bregdet të cilat janë të interesuar për apartamente, për vileta me pak truall, për pozicione edhe bregdetare, por edhe në qytet.

Periferitë vijojnë të mbeten më të preferuara nga familjet e reja pasi çmimet janë më të favorshme dhe variojnë nga 500 deri 700 euro për m2./Oranews

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...