×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Del vendimi i gjykatës së Katanias, ja sa do dënohet shqiptari që zbuloi Habilajt

Hënë, 07 May 2018 14:04

Gjykata e Katanias ka kërkuar sot një masë të rëndë dënimi për disa prej të arrestuarve si pjesë e klanit mafioze siçiliane Cosa Nostra dhe luftës së tyre për pushtet.

Mediat italiane raportojnë se mes personave të akuzuar janë edhe shqiptarët Erson Zhuka e Ermir Baja, një prej të cilëve cilësohet edhe personi që zbuloi bandën e “Habilajve”.

“Catania live sicilia” e cila e nis artikullin me titullin; Mafia luftë dhe gjak, të gjitha kërkesat e dënimit, shkruan se Gjykata e Katanias kërkoi 18 vite burg për Erson Zhukën, ndërsa për Bajan 12 vite burg për Ermir Baja, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza ‘pjesëmarrjes në aktivitet mafioz’, ‘trafik ndërkombëtar droge’ mes Shqipërisë si dhe disa provincave, si e Katania, Raguza e Sirakuza.

Kujtojmë se emri i Zhukës ka lidhje edhe me një tjetër proces me rëndësi, siç është grupi “Habilaj”, proces gjyqësor që do të nisë më 31 maj në Katania. Nga hetime e deritanishme të Antimafias Italiane, që nisin nga 2012-ta, thuhet se Erson Zhuka i konsideruar si një element kriminal i rrezikshëm që vepronte Raguza. Po ashtu u zbuluan edhe lidhjet dhe kontaktet e tij me kreun e bandës, Moisi Habilaj.

Si u zbulua banda e Habilajt pas arrestimit të Zhukës

Autoritetet italiane të drejtësisë, duke filluar nga vitit 2013 e në vazhdim, hetuan shtetasit Moisi Habilaj, Nezar Seiti etj., si dhe bashkëpunëtorët e tyre si anëtarë të një grupi kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve. Në kuadër të këtij hetimi, u bë i mundur sekuestrimi, së fundmi, i sasisë prej 3.5 tonëve lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, arrestimi me cilësinë e të dyshuarit të shtetasve Moisi Habilajt etj. dhe shpallja në kërkim ndërkombëtar e shtetasit Nezar Seiti.

Moisi Habilaj, bashkë me shtetasin Nezar Seiti, Florian Habilaj, Metan Matani etj., që nga prilli 2017 e në vazhdim, u hetuan nga Prokuroria pranë kësaj Gjykate për veprën penale të trafikimit të narkotikëve. Hetimet e autoriteteve të drejtësisë italiane e kishin fillesën e tyre te një veprimtari hetimore, e kryer në kuadër të operacionit “Odessa 2012” ndaj një organizate të degëzuar kriminale, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht kanabis në aksin Shqipëri-Itali. Në aktivitetin e tij, Moisiu ndihmohej nga shtetasi shqiptar i thirrur “Daja” dhe që është identifikuar si Sabaudin Çelaj. Përgjimi i komunikimeve të numrave telefonikë në përdorim të Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelajt, mundësoi identifikimin e subjekteve të tjera që bënin pjesë në këtë organizatë./Bw

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...