Ja sa para ka harxhuar kreu i Deklarimit të Pasurive për 15 udhëtime private me familjen

Hënë, 07 May 2018 15:16

Kryeinspektori i Deklarimit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj, që prej marrjes së detyrës së tij në vitin 2014, rezulton të jetë frekuentues i rregullt, së bashku me familjen, i kompanive ajrore.
Shkëlqim Ganaj është një zyrtar i lartë i shtetit, por gjithësesi paga e tij nuk është aq e lartë sa të përballojë pa probleme shpenzimet për udhëtime ajrore. Ai ka lëvizuar shpesh jashtë Shqipërisë në periudhën që drejton Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Boldnews.al po publikon vetëm të dhënat për lëvizjet e tij private, në të cilat ka qenë i shoqëruar me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Në tre vitet e fundit, rezulton se familja Ganaj ka flutuar në udhëtime vajtje-ardhje të paktën 10 herë me linjën ajrore austriake, 4 herë me linjën ajrore gjermane “Luthansa” dhe 3 herë me linjën ajrore turke “Turkisht Airlines”.

“Boldnews.al” ka siguruar në mënyrë ekskluzive dokumentat që provojnë se kryeinspektori i Deklarimit të Pasurive ka një pasion të madh për udhëtimet jashtë Shqipërisë. Natyrisht, këto udhëtime kanë edhe kostot e tyre të cilat janë përllogaritur vetëm për biletat, sipas çmimeve standarte të këtyre kompanive ajrore.

Një biletë vajtje-ardhje me linjën ajrore “Austrian Airlines” varion në shumën 250-350 euro për person, në rastin më të mirë. Pra, vetëm për një udhëtim me këtë linjë, Shkëlqim Ganaj dhe familja e tij, në total 4 persona, duhet të kenë shpenzuar një vlerë të përafërt me rreth 1000-1400 euro.

Sipas të dhënave, familja Ganaj ka udhëtuar rreth 10 herë me këtë linjë. Pra, çmimi total i biletave vetëm për udhëtimet me këtë linjë në 3 vitet e fundit arrin në vlerën e rreth 14.000-15.000 mijë eurove. Por, për shumëkënd që ka udhëtuar me “Austrian Airlines” është në dijeni të faktit se aeroporti i Vjenës shërben, më së shumti, si pikë tranziti për në shtete të tjera. Pra, nuk përjashtohet mundësia që familja Ganaj të ketë udhëtuar nga Vjena për diku tjetër dhe, natyrisht, kostoja e biletave duhet llogaritur shumë më e lartë.

Siç e përmendëm, këtu janë llogaritur vetëm kostoja financiare e biletave, por jo shpenzimet për akomodim, hoteleri, ushqim, blerje të ndryshme, etj. Shifrat për këto shpenzime mbeten enigmë, pasi nuk mund të vërtetohen.

Gjithashtu, familja Ganaj ka udhëtuar edhe të paktën 3 herë me linjën ajrore “Luthansa”. Në Shqipëri, çmimi i një bilete vajtje-ardhje me këtë kompani ajrore varion, në rastin më të mirë, 350-500 euro për person. Në rastin e Ganajt, i cili ka udhëtuar me familjen, në total 4 persona, pagesa për një udhëtim me Luthansa varion 1400-2000 euro. Pra, në total, në tre vitet e fundit, ai mendohet të ketë shpenzuar 5000-6000 euro vetëm për bileta avioni me Luthansan.

Në të tre rastet e udhëtimit me kompaninë ajrore gjermane, destinacioni paraprak ka qenë Mynihu. Edhe aeroporti në këtë qytet shërben, më së shumti si pikë tranziti për një shtete të tjera. Por, këto të dhëna mund të sigurohen vetëm nga vulat në pasaportën e kryeinspektorit Shkëlqim Ganaj dhe familjarëve të tij.

Gjithashtu, rezulton se në dy vitet e fundit, familja Ganaj ka udhëtuar për pushime 1-mujore drejt Turqisë, në gusht 2016 dhe 2017, me linjën ajrore “Turkish Airlines”. Çmimi i biletës për një person vajtje-ardhje me këtë kompani varion, sidomos për periudhën e pushimeve nga 200-300 euro. Pra, për këto udhëtime, familja Ganaj ka mund të ketë shpenzuar rreth 2500 euro vetëm për bileta avioni.

Por nuk përfundon këtu “historia” e udhëtimeve të Ganajt jashtë Shqipërisë. Në vitin 2014 ai rezulton, që të paktën 5 herë të ketë dalë nga vendi ynë në rrugë tokësore me automjetin personal të një shtetasi, i cili është shofer i një gjyqtari të Gjykatës së Lartë.

Në periudhëën Maj-Gusht 2014, Shkëlqim Ganaj ka vendosur që “të mos bjerë” në sy në udhëtimet e tij dhe ka dalë nga pika kufitare e Muriqanit dhe Qafë Botës me automjetin e shtetasit A.Z.

Ndërmjet Shkëlqim Ganajt dhe A.Z. nuk ekziston asnjë lidhje e afërt, përveç afërsisë së godinave ku punojnë këta dy persona. Është me interes të shihet se si do të rezultojë kontrolli në kuadër të Vetingut i ILDKP-së së Ganajt për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, shoferi i të cilit është treguar shumë bujar me kryeinspektorin e Pasurive.

Për analogji, ky bashkëveprim i Ganajt me shoferin e një subjekti kontrolli, është i ngjashëmë me bashkëpunimin e një prokurori apo gjyqtari me shoferin e të pandehurit. A ka konflikt interesi? A ka paanësi në veprimet kontrolluese dhe hetimore?

Shkëlqim Ganaj duket se e ka shumë të nevojshme të realizojë transparencën e plotë të shpenzimeve dhe komunikimeve me persona të ndryshëm, si në rastin e shoferit të Gjykatës së Lartë, për të hequr çdo hije dyshimi mbi integritetin dhe personalitetin e tij. Ligjvënësi i ka caktuar institucionit që drejton Shkëlqim Ganaj detyrën e rëndësishme për të kontribuuar në pastrimin e sistemit të drejtësisë. Më së pari, ai duhet të dëshmojë transparencë për veprimet e tij, në mënyrë që e gjithë puna e tij të mos vihet në pikëpyetje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...