×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandal/ Policia harron eshtrat e viktimës në vendngjarje

Hënë, 07 May 2018 16:45

Disa orë pas denoncimit në një nga televizionet kombëtare, policia ka nxituar të sistemojë e të pastrojë vendin e ngjarjes në Derven të Fushë Krujës, aty ku një burrë u dogj brenda në makinë.

Vetëm një ditë pasi u denoncua skandali i eshtrave të viktimës në vendin e ngjarjes, policia është angazhuar për pastrimin e tyre.

Megjithatë si në çdo vendngjarje, ka sërish mbetje që ndoshta nga pakujdesia policët nuk i shohin.

Edhe pas pastrimit nga ana e policisë në vendngjarje u gjet përëri  dora e një njeriu  që besohet se më parë është ekzektuar dhe me pas është djegur.

Asnjë zyrtar nuk ka pranuar të flasë në lidhje me situatën.

Bëhet fjalë për vendin  ku mendohet se kosovari Xhavit Osmani 60 vjeç nga Vushtria, i cili rezulton pronari i makines, është vrarë dhe djegur bashkë me makinën. Ekspertiza ende nuk ka nxjerrë zyrtarisht këtë fakt, pasi janë në pritje të ADN-së.

Familjarët e tij të cilët e kishin denoncuar të zhdukur në 4 maj kanë mbërritur në Tiranë. Më parë ata kanë qenë aty ku gjet makina. Osmani rezulton se ka hyrë nga Morina më 29 prill.

Ka dyshime për hakmarrje nga ish-miqtë e kosovarit në Fushë Krujë.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 16:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...