Po shkatërrohet fauna dhe flora e Librazhdit, kuçedra nuk ka të ngopur

Hënë, 07 May 2018 17:05

Nga Bujar Vreto

Institucionet qendrore dhe vendore ortakëri për shkatërrimin e faunës dhe florës.

Të dashur bashkëqytetarë të Bashkisë Librazhd, por dhe me gjerë, dua të ju informojë se ligji nuk zbatohet, por stimulohen sipërmarrësit për ta shkelur atë dhe këtë situatë të rëndë e krijon ortakëria e zyrtarëve kompetente me babëzinë e ndonjë biznesmeni.

Unë u alarmova kur me informuan se shtrati i lumit Rrapun (një perlë e vërtetë), është tharë tërësisht në një segment të rrjedhës se tij.

Menjëherë, shkova bashkë me stafin tim, por është shumë e vështirë për ta përshkruar gjendjen e rëndë se si ortakëria “pushtet-privat” e shkatërrojnë faunën dhe florën.

Dëmi është i pallogaritshëm dhe i dënueshëm.. po kush të llogarisë dëmin dhe të japë dënimin ata që janë pjesë e shkatërrimit, ata që deri dje laheshin me kallaje dhe tani lahen me vaska e qumësht, kush ta japë dënimin ata që pushimet i kalojnë në jahte dhe kanë harruar se ka lumenj si Rrapuni dhe Shkumbini që jo vetëm e zbukurojnë relievin tonë, por janë dhe vendet më të frekuentuara nga banorët që pushojnë gjate ditëve të nxehta.

A mendojnë këta kleptokratë se prishja e ekosistemit sjell pasoja të mëdha ekologjike, a mendojnë këta të pangopur se gjallësat e lumit janë shuar, a mendojnë këta mendjepak se gjarpri po shkon tek shtëpitë e banoreve, a mendojnë këta të pashpirtë se bagëtia, pemët, bujqësia do ujë, a mendojnë këta qafire se fëmijët dhe brezat e ardhshëm do vuajnë pasojat e ligësisë dhe grykësisë te drejtueseve te sotëm.

Unë në cilësinë e anëtarit të këshillit Bashkiak, kryetarit të opozitës, por dhe si qytetar i Bashkisë Librazhd, që dua vendin tim dhe s’kam ndërmend të largohem nga këtu. BEJ THIRRJE pushtetit vendor dhe konkretisht të emëruarit të Taulantit që sot drejton bashkinë, por edhe kryetarit të grupit parlamentar të mazhorancës (vetë Taulantit), që gjejnë kohën për shallin e pionierit dhe fotot e kriminelit Enver të distancohen publikisht për këtë krim mjedisor në qoftë se nuk janë ortakë me krimin, të kërkojnë pranë institucioneve përkatëse të merren masat e menjëhershme që në shtratin e lumit Rrapun të lejohet nga kuçedra 30% e ujit të rrjedhshëm sipas ligjit si dhe të vihen para përgjegjësive juridike të gjithë abuzuesit e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. Për besueshmërinë e shkrimit, ilustrojmë me foto nga vendi i skandalit mjedisor. Autori është kryetar i Degës së PD Librazhd

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...