Bizneset në vështirësi, 95.5 miliardë lekë borxh tatimeve

Hënë, 07 May 2018 18:57

Llogaritet në rreth 95.5 miliardë lekë borxhi që bizneset i kanë tatimeve. Të dhënat e bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i përkasin vitit 2017 dhe citohen nga Tv Ora News.  Megjithëse në krahasim me vitin 2017 borxhi tatimor ka pësuar një rënie me 35 % ose me rreth 51.6 mld lekë, përsëri niveli i tij konsiderohet shqetësues.
Sipas raportit vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, borxhi me vjetërsi mbi 2 vjet ose që ndryshe mund të konsiderohet edhe si borxh i ri, zë pothuajse gjysmën e borxhit në total dhe kap vlerën  45.5 miliardë lekë.
Peshën kryesore të borxhit ndaj tatimeve e mban TVSH me 36% të totalit, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 28% , Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore me 12% dhe Tatimi mbi të ardhurat personale me 2%. Problem mbetet fakti që subjektet e kaluara me status pasiv zotërojnë  më shumë se gjysmën e borxhit tatimor.
Niveli i borxhit tatimor tregon vështirësitë, me të cilat po hasen bizneset në vendin tone, duke mos pasur mundësi që të shlyejnë detyrimet  ndaj administratës tatimore. Ndërkohë për të ulur nivelin e detyrimeve të prapambetura që biznesi i ka administratës tatimore, tashmë është hartuar një strategji, ku sipërmarrja  mund të bëjë një kontratë-marrëveshjeje me tatimet, për të paguar me këste.
Kjo  synon të arrijë lehtësimin e  bizneseve, si dhe do të përmirësojë dhe të ardhurat nga tatimet në buxhetin e shtetit. Në uljen e borxhit tatimor ka ndikuar gjithashtu, edhe zbatimi i ligjit i amnistisë fiskale, që fali rreth 54.3 miliardë lekë detyrime. Ekonomix.al
 
ECURIA E BORXHIT TATIMOR
(Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve)
 
2016                147 miliardë lekë
2017                 95.5 miliardë lekë
 
BORXHI TATIMOR, SIPAS LLOJIT TË DETYRIMIT
(Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve)
 
TVSH                                                                  36%
Tatim Fitimi                                                         28%
Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore              12%
Tatimi mbi të ardhurat personale                         2%

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 18:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...