Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një shqiptar ka humbur jetën. Mediat e vendit fqinj kanë raportuar se ngjarja e rëndë është shënuar në Patra të Greqisë, ku një shqiptar, babai i tre fëmijëve, ka gjetur vdekjen.
Teksa punonte në një fermë, 30-vjeçari gjeti vdekjen pasi u pre nga freza.
Ai mori plagë të mëdha në bark, ku edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi që t’ju mbijetojë plagëve.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. /55News.al/