Turqi/ Arrestohet shqiptari me drogë 1 milion euro

Hënë, 07 May 2018 19:39

7 persona, mes të cilëve edhe një shqiptar, janë arrestuar në Stamboll të Turqisë me lëndë narkotike që arrinte vlerën e pothuajse 1 milion dollarëve.

Policia bastisi një shtëpi fermë në distriktin e Çatalcas pas informacioneve se vendi po përdorej si laborator për të prodhuar methamphetaminë, e klasifikuar si drogë stimulante.

“Hurriyet” raporton se policia konfiskoi 9 kilogramë methamphetamine, rreth 15 kg kokainë dhe kimikate të tjera të përdorur në prodhim.

Sipas medias turke, vlera totale e drogës së sekuestruar arrin në mbi 4 milion lira turke (mbi 900 000 dollarë).

Në këtë operacion policia ka arrestuar 7 persona, tre prej të cilëve turq, një iranian, një britanik, një uzbek dhe një shqiptar. Identiteti i plotë i shqiptarit nuk bëhet i ditur.

Ky është operacioni i dytë i policisë turke kundër prodhuesve të drogave sintetike në dy ditë. Më parë është sekuestruar 1.1 ton methylamine. E gjithë sasia e drogës mendohet se është e mjaftueshme për të prodhuar rreth 5 milionë pilula të tilla si ekstazi dhe LSD, vlera në treg e të cilëve arrin në rreth 24 milionë dollarë./tvklan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...