Raporti i varësisë së plakjes, Eurostat: Shqipëria në nivel të ulët; Kryeson Italia në Europë

Tuesday, 08 May 2018 09:37

Pothuajse një në pesë persona në Bashkimin Evropian (BE) është 65 vjeç ose mbi këtë moshë. Sipas statistikave të bëra publike nga Eurostat, rreth 19.4% e një popullsie prej gati 100 milionë banorësh janë 65 vjeç ose më shumë.
Raporti i varësisë së plakjes tradicionalisht shihet si një tregues i nivelit të mbështetjes në dispozicion të personave të moshuar (të moshave 65 vjeç e lart) nga popullata në moshë pune (të moshës 15 deri në 64 vjeç). Ai gjithashtu ilustron popullsinë tonë në plakje.
Në BE, raporti i varësisë së plakjes ishte 29.9% në vitin 2017. Sipas studimit, për çdo person të moshës 65 vjeç e lart kishin pak më shumë se tre persona në moshë pune. Raporti i varësisë së plakjes së BE-së është rritur për një kohë të gjatë. Njëzet vjet më parë, kishte rreth pesë persona në moshë pune, për çdo person të moshës 65 vjeç e lart. Dhjetë vjet më vonë, raporti ishte 4:1 dhe sot është afërsisht 3:1.Më e larta është në Itali, Greqi dhe Finlandë; më të ulët në Luksemburg dhe Irlandë, sugjerojnë statistikat.
Udhëheq Italia
Në vitin 2017, në vendet anëtare të BE-së, raporti i varësisë së plakjes ishte më i lartë në Itali (34.8%), Greqi (33.6%) dhe Finlandë (33.2%), pasuar nga Portugalia (32.5%) dhe Gjermania (32.4%). Në anën tjetër, raportet më të ulëta janë regjistruar në Luksemburg (20.5%) dhe Irlandë (20.7%), përpara Sllovakisë (21.5%) dhe Qipros (22.8%). Në këto Shtete Anëtare, kishte rreth pesë persona të moshës së punës për çdo person të moshuar. Shifrat tregojnë se ky raport është në rritje në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç Luksemburgut.Gjatë dy dekadave të fundit, raporti i varësisë së plakjes është rritur në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, me përjashtim të Luksemburgut, ku ajo ka rënë nga 21.2% në 1997 në 20.5% në 2017 (-0.7 pikë përqindje).
Rritjet më të mëdha midis viteve 1997 dhe 2017 u regjistruan në Finlandë (nga 21.7% në 33.2% ose + 11.5 pikë përqindjeje), Malta (+10.7 pikë përqindjeje), Sllovenia (+10.1 pikë përqindjeje), Lituania dhe Portugalia (të dyja 9.8 pikë përqindjeje), Italia (+9.6 pikë përqindje), Gjermania dhe Letonia (të dyja +9.4). Në të kundërt, rritjet ishin më të moderuara në Irlandë (nga 17.4% në 1997 në 20.7% në 2017, ose +3.3 pp), Mbretëria e Bashkuar (+ 3.7 pp), Belgjika (+ 3.9 pp) dhe Suedia (+4.2 pp).
Rajoni, kryeson Serbia, Shqipëria 19.1 %
Sipas të dhënave të Eurostat, edhe për vendet jo anëtarë të Bashkimit Europian, Shqipëria e ka raportin e varësisë së plakjes 19.1 %. Krahasuar me rajonin, Serbia kryeson këtë listë më një përqindje më të lartë, prej përkatësisht 29.2 %. Ndjek në këtë listë Mali i Zi, me 21.4 %, më pas vendi ynë. Me një përqindje më të ulët shfaqet Maqedonia, me 18.9 %.
Sipas metodologjisë së Eurostat, raporti i varësisë së moshës së vjetër (plakjes) është raporti i numrit të personave të moshuar në një moshë kur ata janë në përgjithësi ekonomikisht joaktive (pra 65 vjeç e lart), në krahasim me numrin e njerëzve të moshës së punës (p.sh. 15-64 vjeç). Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...