Destinacioni i kredive me probleme, 57% u dhanë për blerje pronash

Tuesday, 08 May 2018 09:43

Niveli ende i lartë i kredive me probleme, që në fund të 2017-ës arriti në 13.2% po kushtëzon  huadhënien e re për ekonominë, e cila sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, mbetet anemike. Por institucioni mbikëqyrës bankar ka zbardhur në Raportin e Stabilitetit Financiar se për cfarë janë dhënë kreditë e këqija, ato që nuk kthehen dot nga marrësit e tyre pavarësisht periudhës shumëvjecare të lëvrimit të tyre.

“Sipas  qëllimit  të  përdorimit, peshën  kryesore  në  stokun  e  kredive  me  probleme, brenda kredisë së pambrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit, e zë  kredia për ‘investime në pasuri të paluajtshme’ (57%), e cila gjatë periudhës  u tkurr me 15%.
Kjo lloj kredie klasifikohet në tre kreditë me nivelin më të lartë  të raportit të kredive me probleme (rreth 15.1%), së bashku me kredinë dhënë  për  zhvillim  biznesi  (21.6%)  dhe  kredinë  dhënë  bizneseve  për  zhvillimin  e  pasurive të paluajtshme – rezidenciale (16.9%).Gjatë periudhës, vetëm raporti i kredive me probleme (RKP ) për kredinë për zhvillim biznesi shënoi rritje. Nivelin më të ulët të RKP-së, nga  kategoria e kredive të pambrojtura nga rreziku i kursit të këmbimit, e ka kredia  konsumatore me 4.5%”, theksohet në raportin e BSH-së.
Institucioni mbikëqyrës bankar vlerëson se rënia  e  stokut  të  kredive  me  probleme  është  shoqëruar  me  përmirësimin e treguesit të cilësisë së portofolit. Në fund të vitit që lamë pas, raporti i kredive me probleme shënoi 13.2% nga 15.6% në qershor të 2017-ës dhe  18.2%  një  vit  më  parë.  Rënia e nivelit të kredive me probleme është rezultat kryesisht i fshirjes nga bilanci që bankat po u bëjnë këtyre huave, ndërkohë që vetëm një pjesë e tyre po ristrukturohet, me qëllim shlyerjen sipas termave të reja të marrëveshjes mes kredimarrësit dhe bankës përkatëse.
“Brenda  strukturës  së  kredive  me  probleme,  si  rezultat  i  ristrukturimeve,  shyerjeve  dhe  kredisë  së  re,  tepricat  e  kredive  që  bëjnë  pjesë  në  kategoritë  në  “ndjekje”  dhe  “nënstandard”  janë  tkurrur  me  përkatësisht  14%  dhe  17%;  ndërkohë  që,  kredia  në  klasën  “standard”  u  zgjerua  me  rreth  6%.“Kredia  e  klasifikuar  ‘e  humbur’,  e  cila  zë  peshën  kryesore  ose  rreth  58%  të  kredive  me  probleme,  është  ngushtuar  me  17%  (rreth 10 miliardë lekë). Rënia ka ardhur kryesisht si pasojë e largimit të një pjese të kredive të humbura nga bilanci, në përmirësimin e cilësisë së kredisë, kontributin kryesor e kanë dhënë bankat e mesme dhe të vogla”, vlerëson Banka e Shqipërisë.
Edhe pse ka pësuar rënie, niveli i kredive me probleme mbetet i lartë dhe konsiderohet një ndër elementët shqetësues të sistemit bankar, në monitorim të vazhdueshëm jo vetëm nga BSH, por edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, si FMN e Banka Botërore. Kjo pasi ky tregues po kushtëzon aktualisht bankat në politikat e tyre të kreditimit, që janë edhe financueset kryesore të ekonomisë. Ekonomix.al

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 09:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...