New York, u shënua “Dita e Lirisë së Shqipërisë” –në kujtim të Martirit të Demokracisë, Nikë Marnaçaj

Tuesday, 08 May 2018 10:23


Nga Beqir SINA Westchester - New York


Flamuri Kuq e Zi – valëvitet në shtizën ngjitur me flamurin amerikan, ndërsa bashkia e Yonkers-it, nderonë si për çdo vjet me një Proklamatë, aktin heroik të Nick Mrnacaj, me motivacionin: “Dëshmori i parë i Mërgatës shqiptare në luftë kundër komunizmit”



Të dielën me 6 maj 2018, në mesditë, në sheshin e madh, të Parkut “Kensico Dam Plaza”, në kantonin Valhalla të Westchesterit, Nju Jork, u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar martirit të Demokracis – Nick Mrnacaj, me rastin e 28-të, – Vjetorit të vdekjes së tij.
Ky manifestim i përvitshëm, që tashmë është pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare” nga Bashkia e Yonkersit, në New York, organizohet nga Familja Mrnaçaj, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Artistike “Kelmendi”, dhe autoritetet e larta të Prefekturës Yonkers në New York.
Të cilët, me një Proklamat në nderim të aktit heroik, ngrejnë edhe flamurin shqiptar– të valvitet në shtizën e Bashkisë, ngjitur me flamurin e SHBA, aty në Parkun Kensiko Dam Plaza, duke e shpallur atë 28 vjet më parë edhe si “Dëshmori i parë i Mërgatës shqiptare në luftë kundër komunizmit”.
Me këtë rast, Shoqëria Kulturore “Kelemendi” nga Nju Jorku, vjetët e fundit, e shoqëron këtë tubim përkujtimorë, me një program artistik, të përgatitur enkas për këtë ngjarje, me këngë me motive patriotike, dhe ato kushtuar “Martirit të Demokracisë” Nick Mrnaçaj, dhe këngë e valle nga vendlindja e tyre Kelmendit – e cila është dhe vendlindja e prindërve të Nick Mrnaçaj.
Në këtë aktivitet të përvitshëm, përveç pjesëtareve të familjes Mrnaçaj, bie në sy edhe pjesëmarrja e dhjetra bashkëatdhetarve, sidomos, disa anëtarëve të familjeve ish të presekutura, që kaluan së bashku me familjen Mrnaçaj gjatë regjimit të egër të diktatorit Enver Hoxha, vuajtjet deri sa ai rregjim u rrëzua në vitin 1990.
Një nderim të veçantë, lutje dhe bekimin e kësaj ngjarje, për çdo vjet japin edhe klerikët e kësaj zone, përfshirë meshtarin e dalluar Dom Pjetër Popaj dhe Dikon Marash Shkreli
Kurse, lider dhe verpimtarë të dalluar të komunitetit, së bashku me zyrtarët amerikanë nga Prefektura Yonkers, vijnë për të nderuar me këtë rast Nik Mrnaçaj(Nick Mrnacaj), i cili humbi jetën në një aksident automoblistik me 22 Janar, të vitit 1990, në moshën 31 vjeçare, teksa kthehej nga një protestë anti komuniste, zhvilluar atëhere në Detroit, përcjellin këtë akademi përkujtimore.
Ky tubmim përkujtimor i përvjetëshm, për të kujtuar anti-komunistin e vendosur, deri në fund të jetës, së tij, gjatë demostratave në SHBA, në luftën kundër komunizmit dhe tiranisë komuniste, si në Shqipëri dhe viset shqiptare të okupuara në atë kohë prej Serbisë, nisi të mbahej vitet e para në oborrin e e Bashkisë Yonkers, ndërsa dy dekadat e fundit tubimi mbahet në parkun e madh, Kensiko Dam Palza.
Vend në cilin është ngritur edhe Memoriali e Lirisë së ëestchesterit, kushtuar 109 të rënëve nga kjo prefektuarë, më 11 shtator 2001, dhe vendi, ku në  javën e dytë të qershorit mbahet edhe Pikniku i “Trashgmnisë Shqiptare”, organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”.
Manifestim përkujtimor i zhvilluar për çdo vit, bëhet duke përmendur dhe kujtuar nëpërmjet fjalimeve të të ftuarve të nderit gjithë veprimtarin e shqiptareve të Amerikës, në rrugën e tyre, për liri e demokraci.
Ku përveç theksimit të përpjekjeve të të gjithë atyre, që e luftuan dhe i rezistuan komunizmit, në Diasporë, aktiviteti ka si qëllim përkujtimin, dhe  të jap një mesazh të fuqishëm historik, tek të pranishmit dhe lë një mësim për brezat e ardhshëm: “Që pa kujtuar të kaluarën – nuk mund të shkojmë përpara”.
Në kujtim të aktit heroik të Nick Mrnaçaj, manifestimi i së djelës u hap me intonimin e dy hymneve kombëtare, të SHBA-ve, në fillim, dhe më pas ai i Shqipërisë, kënduar të dy nga mbesa e vogël e Nick Mrnaçaj Mikela Nonaj.
Ndërsa , me një minutë heshtje, të pranishmit kanë shprehur një respekt të veçantë për të gjithë të rënët për liri e demokraci, dhe me këtë rast edhe një respekt për Nick Mrnaçaj.
Drejtuesit e kësaj veprimtarie përkujtimore, Sokol Smajlaj dhe Valbona Prelvukaj, në fjalën e hapjes, thanë se “Këtë ditë do të përpiqemi t’a kthejmë në një ditë të vërtetë nderimi e përkujtimi. Ata thanë se “Jemi mbledhur edhe sot në shenj të nderimit në ditën tradicionale të përkujtimit; të nji Kelmendasi, të nji malësori, në pranverën e këtij viti, që është 26 vjetori, që dha jetën në aksident, në lule të rinisë, Nikë Marash Mrnaçaj, dëshmori i demokracisë”.
Duke përkujtuar kët akt heroik të vdekjes së birit të Kelmendit, në Amerikë, drejtuesit e këtij manifestimi, thanë në fillim të fjalës së tyre, se :” Sa herë të vijë Pranvera, më këtë datë do të mblidhemi, së bashku, për të nderuar e respektuar vlera. Të djeloshit Kelmendas rritur në mërgim, Nikë Marash Mernaçaj, me shpirt përkushtim!Me vendosmëri, kurajo e besim!Për të ardhmen Shqiptare me shumë guxim! Për vlerat njerëzore, për demokracinë, për të vërtetën! Ai sihte i vendosur, i pa kursyem, deri sa dha jetën”.
Për të bekur e përshëndetur ditën përkujtimore, në kujtim të Nick Mrnaçaj kësaj rradhe foli Diokon Marash Shkreli.
Ndërsa, për të përshëndetur manifestimin përkujtimorë nga zyra e Westchester County Executive , duke lexuar tekstin e Proklamatës, që jepet me këtë rast, zyrtari i lart e nga zyra e këtij County, zvendësi i Shefit Egzekutivë të Qarkut Ken Jenkins, (Deputy County Executive).
Tubimin përkujtimor e përshendeti edhe famullitari i Kishës Katolike ”Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj.
Ai tha se :”Ky është një nder që jemi bashkuar sot në Ditën e Lirisë së Shqipërisë, dhe në përkujtim të martirit tonë të dashur shqiptar Nick Marash Mrnaçaj. I cili, me dëshirë dhe me një qëllim për të shkuar për të demostruar së bashku me patriotët e atdhetarët e tjer, kundra një regjimi të tmerrshëm, të sllavo komunizmit, fati e çojë qe me vdek, dhe me qenë edhe “dëshmitar” i atij populli të robnuem nga zgjedha komuniste e rregjimit të Enver Hoxhës.
Pra , tha Dom Pjetri, me atë dëshirë dhe vullnet ai ka dhënë jetën, e ne së bashku në mënyrë të posaçme e kujtojmë dhe e nderojmë , lutemi për shpirtin e tij si një hero dhe një martirë të kombit shqiptar. Ndërsa, me këtë rast, falënderojë së pari këtë vend - SHBA, dhe vendin ku  Nick Mrnaçaj jetojë , që i japin për çdo vjet këtë nderim këtij shqiptari, duke e shpallur atë “Dëshmori i parë i Mërgatës shqiptare në luftë kundër komunizmit.
“Sot për koicindecë,” tha më tej në fjalën e tij Dom Pjetër Popaj, “kemi përkujtuar 613 vjetorin e lindjes së Heroit tonë mbarë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj - por edhe frymëzuesi e të gjithë atyre që kanë rënë e kan luftuar për lirinë e popullit të tyre, ashtu si ishte edhe ky martirë Nick Marash Mrnaçaj".
Duke folur në këtë përkujtimore, Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan - Haxhi Dauti, tha se përulemi sot para aktit të Nick Mrnaçaj, dhe nderojmë të gjithë ata patriot e atdhetar që për dekada në diasporë, dolën në demonstrata dhe tubime, duke luftuar kundra sllavo - komunizmit dhe kërkuar lirinë, e demokracinë, për të cilën dha jetën dhe ky martirë - I paharruar qoftë kujtimi i Nick Marash Mrnaçaj” tha Dauti.
Tubimin , në emër të Federatës PanShqiptare të Amerikës, e përshëndeti, edhe kryetari i saj, Dritan Mishto. Kjo veprimtari vazhdojë me pasë me programin e Shoqërisë Kulturore Artistike “Kelmendi”, e cila e pasuroi tubimin përkujtimor në nder të Nikë Mrnaçajt, me këngë e valle burimore të trevës së Kelmendit, dhe folklorit shqiptar nga kjo trevë më veriore e Shqipërisë. Martirit Nik Mrnacaj, në 28 vjetorin e vdekjes së tij, edhe kësaj radhe u kujtua me këngë dhe vargje të shkruara nga poetët dhe rapsodët e kësaj treve, Kënga për Nik Mrnacaj me tekst të Gjovalin Lumës, muzika Pllumb Naçaj, kënduar nga Luigj Tinaj dhe Ylli Sufaj, hapi programin e këtij manifestimi përkujtimor. Manifestimi përkujtimor në nderim të Nik Mrnaçajt, u mbyll me pershendetjen, dhe falenderimin respektin e thellë, në emër të familjes Mrnaçaj, që drejtojë për mysafirët e nderit dhe pjesëmarrësit, i biri i “Martirit të Demokracisë” Mikel Mrnaçaj .
Kjo veprimtari në përkujtim të 28 vjetorit të vdekjes së Nick Mrnaçajt, mbyll me ngritjen e flamurit në nderim të kësaj dite, të cilën në mënyrë simbolike e bënë Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan Haxhi Dauti, dhe përfaqësuesi i parkut nga Prefektura e Qarkut, Westchester, në Nju Jork.
Nick Mrnaçaj anti-komunist i vendosur…..!
I biri i Marashit, dhe Mrise Nik Mrnaçaj(Nick Mrnacaj), humbi jeten me 22 Janar, te vitit 1990, ne moshën 31 vjeçare. Vdekja ndodhi ne një aksidenet automobilistik, ne rrugën maxhistrale qe lidh Nju Jorkun me Nju Xhersin. I ndjeri po kthehej ne shtëpinë e tij ne Yonkers – Nju Jork, se bashku me nje bashkëkombësin e vet, pasi kishte marre një dite me pare, pjese ne një demonstrate, kundër regjimit komuniste te Tiranes ( vizites ne SHBA te presidentit te fundit komunist Ramiz Alise), i cili po merrte goditjet e fundit dhe po gerrmisej me veshtersi, si vendi i fundit nga ish vendet e kampit te Europes Juglindore.
Nga ky aksident anti komunisti i orëve te para ne diaspore Nik Marnaçaj – i biri i nje familje, patriote dhe kundërshtarë e vendosur e atij regjimi, humbi jetën, duke mbetur i vdekur ne vend. Ngjarja tragjike u percoll me hidhërim te madh, sa qe edhe shtypi amerikan, shkroi, për këtë ngjarje tragjike. Shtypi, i asaj kohe ne Amerike, shkruante” Nika, ishte njeri i demonstratave anti qeveritare ndaj qeverive komuniste, si asaj te Tiranes e Beogradit. Ai gjendej kudo ku e kërkonte patriotizmi, atdhedashuria, liria demokracia, dhe lumturia e popullit shqiptare, ne te gjitha trojet etnike, deri sa u be fli. Ai, u nise kësaj radhe me 20 shok te tjerë, për t’u mos kthyer me, për te marre pjese ne një demonstrate anti-komuniste, qe i drejtohej at’here kundra Qeverise se Tiranes, e cila ne atë kohe udhëhiqej nga Ramiz Alia.
Ne shenje respekti për Niken, para zyrës se bashkësisë ne White Plains – Nju Jork, ne maj 1990 u ngrite per here te pare, flamuri shqiptare ne shtizen e Bashkise. Kjo ceremoni tash është bere e përvitshme, e shoqëruar me fjalime te rastit. Ajo vitet e fundit zhvillohet ne nje nga parqet kombëtare, te bashkise se qytetit, ne shenje respekti e përkujtimi per “Heroin e Demokracise” Nik Mrnaçaj.
Qe nga viti 1991 shefi egzekutive – Prefekti i Zones Westcheter, e ka shpallur ketë dite me vendim zyrtar “Dita e Lirise” dhe familjes çdo përvjetor i jepet nje proklamat. Ne çdo përvjetor përveç pjesëtareve te familjes e bashkeatdhetarve te tjerë, marrin pjese edhe zyrtaret amerikane, përfaqësues te larte te institucioneve te kësaj zone. Televizonet dhe gazetat lokale.
Shkolla e Mesme ne Tamar – Kelmend (Malesia e Mbi-Shkodres) mban emrin “Nick Mernaçaj”
Zyrtaret amerikane Nik Mrnaçajn, e kane quajtur” Heroi shqiptar, qe vdiq per lirine e vendit te tij te lindjes – ne vendin kampion te Lirisë”. Ne Nju Jork ku ndodhet edhe “Statuja e Lirise” – “Statue of Liberty”. Ndersa, bashkëkombësit e quajnë “Dëshmori i pare i Mërgatës shqiptare, ne lufte kundra komunizmit”. Dhe Shqipëria e lire dhe demokratike, me 1993, i akordoi me vendim te posaçëm nga ish Presidenti i pare demokrat, dr. Sali Berisha, medaljen “Martiri i Demokracisë” me motivacionin. :” Luftoi gjithë jetën ne mërgim kundër ideologjise komuniste me flamurin e luftës per liri e demokraci”. Një shkolle fëmijësh te ciklit te mesem ne Tamar – Kelmed(Malesia e mbi Shkodres) ka marre emrin e tij dhe quhet Shkolla e Mesme “Nik Mrnaçaj”.
Ne Shqipëri, një nder vendet me te egra te regjimeve komuniste ne Europen Jug-Lindore, kurrsesi, edhe sot, 25 vjet mbas rënies se komunizmit, trashëgimtarë politike, te PPSH-se, ose njerëz qe ishin ne poste ne kohen e diktaturës, nuk kanë kurajon as moralin jo vetëm t’i dënojnë krimet e komunizmit, kryer per me shume se gjysme shekulli diktature ose t’u kerkojne falje viktimave. Dhe as qe t’i kujtojnë ata ndonjëherë me ndonjë përkujtimore, si ajo e ngritur ne Uashington – Memorialit per Viktimat e Komunizmit .
Ndërsa, këtu ne SHBA, në Nju Jork, prefektura e Uestçeterit (Westchester), kane si simbol anti komunistin shqiptaro – amerikan Nik Mrenaçajn, duke e quajtur atë dhe ” Heroi shqiptar, qe vdiq për lirinë e vendit te tij te lindjes”. Kjo prefekture, ku ai ka jetuar ne zonën e Nju Jorkut, ka një dite përkujtimore dedikuar “Ditës se lirisë shqiptare -Nik Mrnaçj.” Me kete rast, ne shtizën e bashkise se këtij qyteti flamuri shqiptar valvitet përkrah flamurit amerikan dhe kryetari i prefekturës jep një Proklamate. Bashkëkombësit(atdhetaret, patriotet, demokratet, miq shok dhe anëtarë te familjes) e kujtojnë këtë dite, duke quajtur atë “Dëshmori i pare i Mërgatës shqiptare ne lufte kundra komunizmit”. Çdo vit ne javën e fundit te muajit prill, ne Nju Jork – (Kensico Dam – Valhalla, Westcheter), kujtohet shqiptaro amerikani, Nik Mrnaçaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...