82 shtetas shqiptarë të deportuar nga Franca e Britania e Madhe. Në Aeroportin e Rinasit mbërriti një 'Charter' nga Anglia me 53 shtetas shqiptarë në bord, të kategorisë “deportiv”, të cilët janë gjetur me qëndrim të parregullt në Angli. Gjithashtu pasdite mbërriti edhe një tjetër avion 'Charter' nga Franca me 29 shtetas shqiptarë në bord, të kategorisë “deportiv”, të cilët janë gjetur me qëndrim të parregullt në Francë dhe Belgjikë.