Anulimi i 700 fluturimeve nga Italia në drejtim të shteteve t ndryshme për shkak të grevës në aeroportet italiane ka tensionuar situatën edhe në të vetmin aeroport në vendin tonë, atë të Rinasit.
Në një kohë kur kompania ajrore “Alitalia” ka njoftuar anullimin e fluturimeve nga Roma në Tiranë dhe anasjelltas, janë konfirmuar edhe anullime të fluturimeve nga kompani të ndryshme ajrore që udhëtojnë sot nga Tirana drejt aeroporteve të ndryshme italiane.
Greva në nivel kombëtar i aeroporteve italiane është programuar të zgjasi nga ora 10.00 deri në ora 18.00.
Kjo grevë është organizuar nga grupet sindikaliste të kontrollorëve të fluturimeve si dhe të personelit të shërbimeve në aeorporte. Motivi i grevës janë kontratat e punës për punonjësot e sektorit ajror si dhe investimet e parashikuara në planin industrial.
Situata në aeroportin e Rinasit është tensionuar, pasi shumë anullime apo vonesa nuk kanë qenë paralajmëruar.