Studimi, taksat direkte dhe indirekte varfëruan 29% të familjeve shqiptare

E mërkurë, 21 Mars 2018 17:36

Banka Botërore publikoi së fundmi një studim me titullin “Ndikimi shpërndarës i sistemit fiskal” i fokusuar vetëm tek Shqipëria. Studimi përmbys të vetmin argument që mazhoranca aktuale përdori në mandatin e parë lidhur me taksën progresive

Banka Botërore publikoi së fundmi një studim me titullin “Ndikimi shpërndarës i sistemit fiskal” i fokusuar vetëm tek Shqipëria. Studimi përmbys të vetmin argument që mazhoranca aktuale përdori në mandatin e parë lidhur me taksën progresive.

Sipas autorëve kjo taksë ka varfëruar më shumë ata që konsideroheshin tashmë të varfër sipas pragjeve të vendosura mbi të ardhurat e disponueshme për konsum. Raporti thotë se rreth 29 për qind e ekonomive familjare u varfëruan dhe lëvizën tek të ardhurat e disponueshme për konsum (pas pagimit të taksave indirekte) në 4 dollarë në ditë kurse 8 për qind e tyre ranë në 2.5 dollarë në ditë. Në këtë pikë Banka Botërore nuk është e vetme pasi më herët ka qenë edhe një studim i PNUD, që trajtonte pikërisht këtë aspekt.

Por çfarë thotë në fakt studimi?

“Efekti i rritjes së varfërisë nga taksat direkte dhe kontributet është i vogël por jo i parëndësishëm. Varfëria u rrit me 0.23 për qind tek niveli nën 2.5 dollarë në ditë të disponueshme për konsum. Efekti është më i madh për ata që janë në nivelin 4 dollarë në ditë me një kontribut marxhinal në varfëri nga Tatimi mbi të Ardhurat personale me 0.87 për qind dhe 0.91 për qind nga kontributet e sigurimit shoqëror dhe shëndetësor. Kjo e rrit normën e varfërisë me 1.48 pikë përqindje kur kombinohen të dyja. Ndikimi në varfëri i taksave direkte lidhet me pragjet relativisht të ulët për pagesën e secilës prej ndarjeve të Tatimit mbi të Ardhurat Personale. Nëse të paktën njëri prej anëtarëve të familjes fiton më shumë se 1.06 dollarë në ditë në sektorin formal (pagë apo i vetëpunësuar) ai anëtar paguan një Taksë mbi të Ardhurat Personale prej 13 për qind. Pragu për pagesën e një niveli 23 për qind në Tatimin mbi të Ardhurat Personale për punonjësit me pagë është 4.58 dollarë në ditë. Në mënyrë të ngjashme një person që fiton më shumë se 0.80 dollarë në ditë paguan një sigurim shëndetësor dhe social. Si rezultat i kësaj, 9 për qind e popullsisë në Shqipëri është varfëruar (u bënë të varfër ose ranë më poshtë në varfëri tek 4 dollarë në ditë) pas pagesës së taksave direkte dhe kontributeve” thuhet në studimin e Bankës Botërore.

Por sikur të mos mjaftonte kjo edhe taksat indirekte kanë pasur një rritje të ndikimit të tyre në varfërimin e shqiptarëve. Banka Botërore sjell në vëmendje Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Akcizën. “Taksat indirekte në anën tjetër janë regresive dhe lehtësisht të pabarabarta dhe po rezultojnë në rritje në masë të varfërisë. Ky efekt udhëhiqet nga TVSH-ja. Kjo taksë ka shtyrë një pjesë të familjeve në varfëri. Akciza megjithëse progresive ka një ndikim negativ në varfëri. Rreth 29 për qind e ekonomive familjare u varfëruan dhe lëvizën tek të ardhurat e disponueshme për konsum (pas pagimit të taksave indirekte) në 4 dollarë në ditë kurse 8 për qind ranë në 2.5 dollarë në ditë” vlerëson studimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...