×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Banka Botërore nuk pranon të financojë rehabilitimin e rrugës Tiranë-Durrës

Tuesday, 08 May 2018 19:49

Banka Botërore nuk ka pranuar që të financojë rehabilitimin e rrugës Tiranë-Durrës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije se ndërhyrja do të bëhet me fondet e buxhetit të shtetit por ende nuk dihet se nga kush do të realizohet rialokimi i fondeve. 

Nga përllogaritjet e para rezulton se riasfaltimi kërkon 11 milion euro ndërsa ndërhyrja në total shkon deri në 30 milion euro.

Rruga është si pjesë e kontratës së mirëmbajtjes në kuadër të projektit me BB. Por duke qenë se rrugës nga 2001 deri më tani nuk i është kryer mirëmbajtje e thellë përveç segmentit rrethrrotullim shqiponje-kthesë e Rinasit, është degraduar. 

Rrjedhimisht Banka nuk e financon dot ndërhyrjen e thellë në shtresat e rrugës dhe projekti i ndërhyrjes do të përshtatet tashmë dhe do llogaritet të mbulohet me buxhet shteti. 

Ndërhyrja në këtë rrugë ka shumë gjasa të shtyhet duke qenë se fondet do të merren nga buxheti i shtetit, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë premtoi se do të ndërhyhej në pranverë për riasfaltim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...