×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Llalla thyen heshtjen, nga kryeprokuror në fermer

E Enjte, 05 Prill 2018 18:50

I gjendur në qendër të akuzave për pastrim parash dhe shpërdorim detyre, Llalla ka reaguar per BIRN, duke thene se “ndjehej i qetë, i pastër me veten dhe se nuk e shqetësonte asgjë”.

Ai i hodhi poshtë akuzat për pasurinë e tij dhe pohoi se blerjet e tokave ishin bërë në përputhje me ligjin dhe në ndjekje të dëshirës së tij për të krijuar një lloj trashëgimie familjare mbi gjurmët e pasionit të të atit si agronom.“Pasuritë e mia janë tërësisht të ligjshme, të deklaruara në institucionet përkatëse, për të cilat janë paguar edhe taksat përkatëse..,” tha Llalla në një intervistë për BIRN.

“Nuk shoh asnjë problematikë në këtë drejtim. Nuk ka asgjë për të cilën unë të jem i shqetësuar apo dhe i frikësuar,” shtoi ai, duke iu referuar hetimit të tij. Ish-kryeprokurori Llalla e cilëson blerjen e tokës për 1.5 milionë lekë dhe shitjen e saj për 249 mijë euro totalisht të ligjshme dhe e shpjegon rritjen e vlerës së saj me hovin e zhvillimit që mori pas vitit 2007 zona rreth qendrës tregtare TEG.

“Toka u ble në vitin 2007. Ishte një zonë e pazhvilluar. Fillimet e ndërtimit të komplekseve rezidenciale e rritën kërkesën dhe interesin për të,” tha Llalla për BIRN.

I pyetur nëse kishte dijeni për precedentët penalë të personit që ia kishte blerë tokën, Llalla u përgjigj se kishte marrë informacion për të dhe nuk rezultonte që ai të kishte probleme me drejtësinë. Sipas tij, precedentët penalë të Dushkut datojnë prej vitit 2011.

“Unë krijova një ide se kush ishte subjekti të cilit do i blija pronën. Më rezultonte një njeri punëtor, pa precedentë dhe pa probleme me drejtësinë,” tha ish-kryeprokurori.

Në intervistën me BIRN, Llalla e përshkroi marrëdhënien e tij me biznesmenin e kafese Beshiri me atë të dy personave të interesuar për të arritur një marrëveshje për 3 mijë metrat katrorë në Mjull Bathore.

“Ai ishte një  biznesmen që kishte interes aty.  Mbaj mend që zoti Beshiri ishte i interesuar bashkë me një ndërtues tjetër për të ndërtuar komplekse rezidenciale dhe bashkëortaku i tij  ka marrë  me kredi një sipërfaqe shumë të madhe toke. Bëhet fjalë për pronarin e Lion Parkut,” tha Llalla.

Në një kontakt të dytë, kur u pyet mbi rrethanat se si i kishte shitur tokën një personi që kishte fituar më parë një tender në Prokurorinë e Përgjithshme, reagimi i Llallës nuk ishte njësoj i shkujdesur.

“Nuk jam unë në konflikt interesi, nuk është prokurori ai që merret me atë punë [tenderat]. Ka sekretar të përgjithshëm, ka drejtues administrativ. Nuk merret Prokurori me atë pjesë,” tha Llalla i irrituar përmes telefonit.

“Komentojeni si të doni, nuk kam asnjë koment,” shtoi ai.

Ish-prokurori i Përgjithshëm i konsideron tokat e tij të reja si një mundësi për të bërë një vresht rrushi dhe zonën ku ato ndodhen shumë periferike, ende të pazhvilluar dhe me rrugë të pashtruara.  Por ai këmbënguli se ato janë blerë me burime të ligjshme, janë deklaruar si dhe i janë nënshtruar procesit të rivlerësimit dhe taksimit në përputhje me ligjet në fuqi.

Ndërsa mohoi të ishte në dijeni të një hetimi të nisur kundër tij, Llalla e cilësoi atë një mundësi të mirë për sqarimin e çdo rrethane, por shtoi se “nuk mund të ngrihet asnjë akuzë, pasi nuk ka kryer asnjë element shkeljeje”. Llalla i tha BIRN se ka hequr dorë përgjithmonë nga sistemi i drejtësisë dhe se po mendon që të bëjë diçka tjetër me të ardhmen e tij. “Nuk e shoh më vetem brenda sistemit të drejtësisë, nuk ndjehem mirë në të. As avokatin nuk mund ta bëj, nuk është në natyrën time si profesion,” tha Llalla. Pasuria e tij më e re në rrethinat e gjelbëruara të Tiranës nuk mbetet jashtë planeve të tij për të ardhmen:  “Mbase si fermer mund të jem i zoti,” përfundoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...