×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Tiranë/ Bien në prangat e policisë autorët e plagosjes së Selitës

E mërkurë, 09 May 2018 10:52

Dy persona kanë rënë në pranga gjatë një operacioni policor në Tiranë, pasi ishin shpallur në kërkim për krime të rënda ndaj jetës dhe personit. Ata kanë qenë pjesë e sherrit me armë brenda një lokali në Selitë, ngjarje e ndodhur më 16 shkurt të këtij viti.

Të arrestuarit janë Deivid Shuaipi, 23 vjeç, banues në Tiranë dhe Rey Tahiri, 20 vjeç, banues në Durrës. 

Në një videon ekamerave të sigurisë së lokalit duket momenti kur palët në konflikt qëllojnë ndaj njeri-tjetrit. Devidi, është njëri prej personave që qëllon me armë.

Në pamje duket qartë se si të rinjtë nuk ngurojnë të nxjerrin armët megjithëse lokali është i mbushur plot me klientë. Në lokalin e Florian Musait hyjnë fillimisht 3 persona. Ata e takojnë 25-vjeçarin i cili ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve të tij në një tavolinë. Ata që vijnë, sipas policisë janë pjesë e grupit të Pelivani. Situata tensionohet menjëherë më pas dhe duken qartë gjestet kërcënuese. Pas fjalëve, palët nxjerrin armët dhe dalin jashtë për t’u sqaruar.

Njoftimi i policisë:

Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim policor për krime të rënda ndaj jetës dhe personit.

– Deivid Shuaipi, 23 vjeç, banues në Tiranë, (i shpallur në kërkim policor për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Ky shtetas më datë 16.02.2018, në rrugën “Pandeli Çale” në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. P., dhe R. H

– Rey Tahiri, 20 vjeç, banues në Durrës, ( i shpallur në kërkim për veprën penale “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”).

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ky shtetas më datë 15.12.2017, në bulevardin “Gjergj Fishta” ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin M. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 10:58

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...