Marku emëron shoqen si kryeprokurore në Durrës. Kush është Anita Jella?

E mërkurë, 09 May 2018 18:20

Anita Jella, e cila u emërua sot në krye të Prokurorisë së Durrësit, nuk është një emër i panjohur për pubikun. Në mars të vitit 20148, Prokurori Dritan Gina, i shkarkuar nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, me urdhër të Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, ka hedhur akuza të forta ndaj Jellës.

Teksa Gjykata e Durrësit shqyrtonte ankimimin e bërë nga prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij nga detyra, ai ka kërkuar që prokurori i kësaj çështje të mos ishte Anita Jella, pasi sipas tij, ajo është shoqe me Arta Markun.

“Prokurori i çështjes ka lidhje shoqërore me Arta Markun, ka qenë shok klase me të”, ka thënë Gina në sallë.

Prokurorja Anita Jella i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë Ginës.

“Unë kam qenë në një grup me Prokuroren e Përgjithshme por edhe me bashkëshorten e kallëzuesit. Kam qenë një brez në universitet me paditësin. Por kjo nuk përbën shkak. Kërkojmë që të mos fillojë çështja sepse vërejmë që nuk ka arsye për nisje të hetimeve. Procedimin disiplinor le ta ndjekë me rrugë tjetër. Kërkoj prishjen e vendimit dhe kalimin e çështjes prokurorisë kompetente”,- ka thënë ajo.

Gina po ashtu pretendonte se nuk ishte marrë në pyetje nga prokurorja Anita Jella.

Ditën e sotme, kjo e fundit u emërua në krye të Prokurorisë së Durrësit, duke zëvendësuar Donika Prelën, e cila u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi Kryeprokurorja Arta Marku shkarkoi nga kjo detyrë Besim Hajdarmatajn, i njohur si prokuror i çështjes “Tahiri”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...