×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndahen fondet për komunitetet fetare, ndërtohen edhe dy teqe

E mërkurë, 09 May 2018 19:18

Qeveria ka ndarë shumën financiare për komunitetet fetare në vend në shumën e 1.9 miliardë lekëve të vjetra, nga e cila Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 680 000 lekë.

Qeveria përcakton edhe shumën që ndahet brenda institucionit, ku 11 520 000 lekë shkojnë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 80 punonjës të administratës dhe shuma tjetër prej 20 160 000 lekë shkojnë financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 140 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

 E njëjta procedurë ndiqet edhe për komunitet e tjera fetare.

b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 776 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, të ndarë në:

 i. 20 016 000 (njëzet milionë e gjashtëmbëdhjetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 139 punonjës të administratës;

ii. 5 760 000 (pesë milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

 c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 776 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, të ndarë në:

 i. 6 336 000 (gjashtë milionë e treqind e tridhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 44 punonjës të administratës;

ii. 19 440 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e katërqind e dyzet mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 135 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

ç)  Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 768 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë, të ndarë në:

 i. 3 744 000 (tre milionë e shtatëqind e dyzet e katër mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 26 punonjës të administratës;

ii. 15 024 000 (pesëmbëdhjetë milionë e njëzet e katër mijë) lekë, përkatësisht:

 - 12 024 000 (dymbëdhjetë milionë e njëzet e katër mijë) lekë,  për ndërtimin e Teqesë së Elbasanit;

- 3 000 000 (tre milionë) lekë, për ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër.

 iii. 7 000 000 (shtatë milionë) lekë për shkak të pozitës së veçantë si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoren për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2018, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.

2. Kalimi i fondit të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, bëhet njëherësh, brenda muajit maj të vitit 2018.

 3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...