Parku Kombëtar Shebenik – Jabllanicë ka qenë destinacioni i preferuar i dy prej Rojeve Mjedisore( rangers), Marleen nga Zvicra dhe Serafin nga Spanja, që janë duke bërë një tur me biçikleta nëpër Shqipëri, ku kanë kërkuar dhe informacionin e nevojshëm për iteneraret dhe parqet natyrore më të bukura të vendit ton.
Ata kanë kërkuar informacion për peizazhet natyrore që shtrihen përgjatë rrugës Korçë drejt Tiranës dhe “Shoqata e Parqeve në Shqipëri” ju ka sugjeruar Parkun Kombëtar “Shebenik – Jabllanicë”.
Në mëngjesin e ditës së djeshme ata u gjendën pran zyrave të AdZM Elbasan ku morën një informacion të detajuar rreth vlerave natyrore të parkut, u paraqitën në Qendrën e Vizitorëve në Fushë Studën dhe bënë një vizitë në park duke ndjekur një shteg të shkurtër buzë liqenit të Fushë Studës.
Të kënaqur nga natyra e mrekullueshme e parkut kanë vendosur të qëndrojnë këtu edhe sot për tu njohur më mirë me vlerat natyrore të parkut. Natyra Shqiptare çdo ditë e më tepër po tërheq vëmendjen e vizitorëve të huaj. /atsh/