Përfaqësues të Urdhrit të Farmacistit nga e gjithë Shqipëria të mbledhur në Tiranë, vendosën që ditën e premte të mbyllen për dy orë qepenat e farmacive në të gjithë vendin, nga ora 11 deri në orën 13.00, si hapi i parë i përshkallëzimit të protestës së tyre për anulimin e kontratave të reja dhe rinegocimin e tyre me grupet e interesit, si dhe rimbursimin e dëmit të shkaktuar farmacive.
Futja e listës së re të barnave të rimburshueshme pa lajmërim paraprak ka prodhuar një dëm të madh financiar për të gjitha farmacitë që kanë marrëveshje me Fondin e Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, që llogaritet në disa milionë lekë për çdo farmaci.
Por lista është vetëm njëri nga problemet , pasi pak ditë pas saj Fondi ka publikuar edhe kontratën tip që lidhet me rrjetin farmaceutik për ofrimin e barnave të rimbursueshme. Edhe në këtë rast farmacistët thonë se janë injoruar totalisht nga Fondi, i cili ka formuluar tërësisht një kontratë të njëanshme dhe që çon drejt falimentimit farmacitë e rrjetit të hapur.
Ndërsa përplasja mes farmacistëve dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetsore ka kapur majat, tregu i barnave po përballet me një mungesë të dukshme të medikamenteve alternativë e parë.