×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Tre vjet burg shpërndarësit të picave, kërcënoi gjimnazisten dhe mamin e saj

E Enjte, 05 Prill 2018 21:54

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim një shpërndarës picash, i cili përndiqte një gjimnaziste. Bëhet fjalë për shtetasin Klauden M., i cili u arrestua nga Policia në muajin shtator të vitit të kaluar.

Sipas vendimit të Gjykatës, që disponohet nga “Panorama”, Klauden M. u njoh me gjimnazisten pasi kjo e fundit kishte porositur një picë në picerinë ku ai punonte. Më pas, i riu, i cili rezultoi se ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike, i ka kërkuar vajzës që të lidhej me të. Ajo nuk ka pranuar një gjë të tillë dhe aty nisi edhe përndjekja.

Klaudeni e kërcënonte vajzën se do ta vriste nëse ajo nuk lidhej me të. Madje, në një episod ai ka tentuar t’i futet me dhunë në shtëpi. Kanë qenë dy oficerë policie që kanë tentuar ta ndalin, por Klaudeni ka goditur njërin prej tyre në kokë, duke u larguar më pas nga vendngjarja. Por arratia e tij nuk zgjati shumë, pasi ai u arrestua nga Policia dhe u vu nën akuzë për “përndjekje”, “prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “kundërshtim me dhunë të forcave të rendit”.

NGJARJA

Sipas dosjes së Prokurorisë së Tiranës, gjimnazistja M.G. është përndjekur përreth një muaj nga i pandehuri. E dëmtuara ka shpjeguar në Prokurori se më të është njohur, teksa ka blerë një picë dhe pas kësaj ka kryer edhe një porosi tjetër. Klaudeni i ka thënë në porosinë e dytë se nuk i dëshironte paratë dhe ia kishte dhënë ato mbrapsht. Më pas, ai ka nisur të ndjekë gjimnazisten çdo ditë duke nisur edhe ta kërcënojë.

“Po nuk u bëre e imja, unë do të të vras”. Sipas vajzës, ai e telefononte çdo ditë dhe i kërkonte lidhje.

Kulmi arriti më 28.09.2017, kur rreth orës 15:00 i pandehuri ka telefonuar gjimnazisten, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur. Më pas ai i ka dërguar një SMS që të hapte telefonin dhe e ka telefonuar duke i thënë: “Do të vijë tani te shtëpia dhe do të të vras, ty dhe mamanë tënde. Nuk dua t’ia di për burg dhe nuk e kam problem që të bëj përsëri. Kam tre vëllezërit që do të bëjnë keq ty dhe mamasë tënde. Nuk ke zgjidhje tjetër, o të marr ty o s’ka”.

Sipas dosjes, Klaudeni është ngjitur në banesën e gjimnazistes dhe në atë moment nëna e saj ka telefonuar Policinë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy punonjës policie.

Njëri prej tyre ka kontaktuar me të dëmtuarën, ndërsa tjetri i ka zënë pritë të pandehurit te shkallët e pallatit. Mirëpo, Klauden M. e ka qëlluar punonjësin e policisë me një mjet të fortë në kokë dhe ka tentuar të largohet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...