Plot 28 vjet pas rënies së komunizmit, shqiptarët duhet të presin të paktën edhe 82 vjet për të arritur mesataren e sotme të BE-së, sa i përket ekonomisë.
Këtë e thotë një studim i prestigjiozes “Bloomberg”, e cila ka marrë në analizë ekonomike të gjitha vendet e rajonit, sipas zhvillimit ekonomik.
Krahasimet janë bërë jo vetëm me vendet më të zhvilluara të BE-së, por edhe me mesataren e Europës, ku luhatja e nivelit ekonomik mes këtyre vendeve dhe atyre të Ballkanit, veçanërisht Shqipërisë, kanë një diferencë të madhe.