Shqiptarët po pakësohen, ja shkaku

E Enjte, 10 May 2018 20:16

Plakja dhe zvogëlimi i popullsisë shqiptare është fakt, por tashmë është OKB që jep alarmin se vendi ynë deri në 2100 mund të pësojë një rënie drastike të banorëve.

Janë tre skenare, me optimisti, ai me zero emigracion dhe rritje të lindjeve parashikon një popullsi prej 2,8 milionë banorësh. Me variantin normal në Shqipëri do të ketë 1,6 milionë banorë, ndërsa varianti pesimit na kthen në vitin 1938 me 860 mijë banorë.

Profesor Gëzim Tushi thotë se me të dhënat aktuale rënia e popullsisë është e sigurt.

“Në qoftë se do të vazhdojë emigracioni me këto ritme siç është, nëse lindjet do vazhdojnë të jenë në këto nivele nga 2,3 fëmijë për grua që kemi pasur në vitin 90 në 1,6 fëmijë për grua qe jemi tani, gati-gati nuk bëjmë as zëvendësimin natyror të popullsisë këto të gjitha tregojnë se do të ketë një proces rënie”, shprehet Prof. Gëzim Tushi, sociolog.

Sociologia Entela Binjaku shpjegon se çdo të thotë rënie e popullsisë.

“Do të thotë popullsi më e plakur në trojet amë, prishje e ekuilibrit midis grupmoshave, do të thotë që gjithnjë e më shumë të moshuar do të jenë dhe gjithmonë e më pak të rinj do jenë kontribuues aktiv në tregun e punës do të thotë dhe nevoja për politika të reja shëndetësore”, shprehet sociologia Entela Binjaku.

Në këtë pikë sipas zonjës Binjaku duhet të ndërhyjë politika.

“Ndoshta shifrat e tilla dhe ai skenar negativ veçanërisht do të ndërgjegjësojë gjithë politikën shqiptare që të tregohet më e vëmendshme ndaj atyre perspektivave që i japin kësaj popullsie qëndrueshmëri dhe nuk e lejojnë të zbresë deri në këto shifra kaq katastrofike”, thotë ajo.

Në të njëjtën gjatësi vale është edhe Profesor Gëzim Tushi. “Të ndërtohet një strategji kombëtare që ka të bëjë me punësimin, me rritjen e cilësisë së jetës, me përmirësimin e kushteve që kanë të bëjnë me rritjen e atraksionit të njerëzve, me lidhjen me vendin, pastaj me politika që kanë të bëjnë me nxitjen e natalitetit me politika favorizuese me gratë kur bëhen nëna për fëmijët që rritin”, shprehet ai.

I gjithë ky ortek i këtyre faktorëve qe varen nga qeveria, kini parasysh që problemi plakjes së popullsisë është edhe problem social është edhe problem shtetëror por është probleme edhe i jetës private të individit, pra duhet i bashkojmë të gjithë këta komponentë në një lloj strategjie që të ndikojë të ndalim procesin e plakjes së popullsisë dhe këto prognozat e frikshme të pakësimit të popullsisë në mënyrë kaq alarmante siç i ka bërë OKB./tch

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 20:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...