Zotërimi i celularëve, ja ku renditet Shqipëria në Sondazhin e Gallupit në Europë

Premte, 11 May 2018 10:22

Telefonat celularë dhe interneti kanë krijuar mundësi të reja për ofrimin e shërbimeve financiare. Kjo pasi teknologjia smartphone ofron një mjet të përshtatshëm për njerëzit që të bëjnë transaksione nga llogaria e institucioneve të tyre financiare. Por aftësia e njerëzve për të përdorur shërbime dixhitale financiare si këto, varet nga qasja e tyre në teknologjinë e nevojshme. Sa njerëz në mbarë botën posedojnë një telefon celular dhe kanë qasje në internet?
Sipas të dhënave të 2017 Gallup World Poll, 93 për qind e të rriturve në ekonomitë me të ardhura të larta kanë telefonin e tyre celular. Ndërsa 79 për qind zotërojnë telefona celularë në ekonomitë në zhvillim. Në Shqipëri si dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit, shifrat tregojnë se 70-79 % e të rriturve zotërojnë një telefon celular, me qasje në internet. Raporti tregon gjithashtu se, ka hendek gjinor në këtë zotërim, sidomos në ekonomitë në zhvillim, në të cilat kryesojnë burrat në përqindje më të lartë të zotërimit të telefonisë celulare apo qasjes në internet.
Një ndër gjetjet e raportit tregon se gratë kanë më pak gjasa nga meshkujt që të kenë një telefon celular. Në zhvillimin e ekonomisë, 84 për qind e meshkujve dhe 74 për qind e grave kanë një telefon celular, duke pasqyruar kështu një boshllëk gjinor prej 10 për qind. Hendeku është më i madh në disa ekonomi. Në Pakistan, për shembull, burrat kanë dy herë më shumë gjasa sa gratë të kenë një telefon celular. Megjithatë, disa ekonomi në zhvillim nuk kanë ndonjë hendek gjinor të dukshëm, duke përfshirë Brazilin, Kinën. Kolumbi, Indonezi dhe Turqinë.
Jo çuditërisht, ekziston edhe një hendek në pronësinë e telefonit celular midis të rriturve më të pasur dhe më të varfër.
Raporti sugjeron se duke pasur akses në internet edhe nga një telefon celular, sjell një gamë më të gjerë të shërbimeve financiare brenda mundësive. Në ekonomitë me të ardhura të larta, 82 për qind e të rriturve kanë si një telefon celular dhe qasje në internet, duke treguar një mundësi që ata të kenë qasje në telefonin celular të aplikacioneve ose pagesave në internet. Në ekonomitë në zhvillim vetëm 40 për qind e të rriturve – ose rreth gjysma e pronarëve të telefonisë mobile – kanë qasje në të dyja teknologjitë.

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 11:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...