Ka shumë ditë që katër tenda me familje shqiptare janë vendosur në rrugën “Étienne Billères” të komunës Haute-Garonne në Francë. Janë dy familje me pesë fëmijë që presin pranimin e kërkesës së tyre për azil.
Shqiptarët janë ndër të parët që parashtrojnë kërkesa për azil në Francë veçanërisht në rrethinën e Tuluzit.
Sipas të dhënave të kësaj komune, shifrat e tilla janë rritur fortë gjatë vitit të kaluar, në krahasim me një vit më parë. Në 2016-n vendi ynë radhitej i pari në Francë për kërkesa të azilit, me 7 432 kërkues të regjistruar nga autoritetet përkatës franceze.
Disa hapa më larg janë vendosur shqiptarë të tjerë, me tenda të thurura nën ballkonet e francezëve.
Arsyeja kryesore pse shtetasve shqiptarve nuk i pranohet azili janë deklaratat e pavend të kryeministrit se Shqipëria është vend me zhvillim normal, ndërkohë që realiteti është krejt e kundërta.
Në tendat e vendosura në rrugë ndodhen dy vogëlushe të shqetësuara të moshës tre e pesëvjeçare. Njëra nga to është e lindur në Francë. Familja shpjegon se rregullisht i bie numrit telefonik 115, numër ky që u është dedikuar të pastrehëve, por se asnjëherë deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.