×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gazetarët pa kontrata, Inspektorati i Punës asnjë kontroll në 5 vite

Premte, 11 May 2018 13:51

Prej 5 vitesh Inspektorati Shtetëror i Punës nuk ushtron asnjë kontroll në drejtim të kushteve të punës të gazetarëve, ndërkohë që situata në tregun mediatik paraqitet alarmante, në një kohë kur vetëm 42% e gazetarëve kanë kontrata pune”. Shqetësimi u ngrit nga drejtuesit e Komisionit Parlamentar të Medias, gjatë një tryeze mbi “Rregullimin ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve.

“6200 punonjës të medias, 2700 janë gazetarë. Nga këto thuhet që në vitin 2013 vetëm 43.2% kishin kontrata dhe këto kontrata nuk dihet se si janë, janë fazule, të rreme apo të vërteta, marrin përsipër të paguajnë sigurimet shoqërore apo jo dhe situata bëhet e rënduar”, u shpreh nënkryetarja e komisionit, Milva Ekonomi.

 “Inspektorati i Punës ka 5 vjet që nuk ushtron kontroll. Në 2000 gazetarë, vetëm 1/3 e tyre rezulton pra me kohë të plotë. 2/3 asnjë siguri në punë. Shumica pa kontrata, madje as nuk ka solidaritet të madh midis gazetarëve. Është pra një situtatë që mund ta quaj më pa frikë alarmante”, tha kryetarja e komisionit parlamentar, Albana Vokshi

Nisur nga kjo situatë, u kërkua rishikim i legjislacionit që mbron gazetarët si dhe fuqizimi i rolit të Inspektoratit Shtetëror të Punës.

“Të imponojnë axhenda dhe përtej axhendave politike në mënyrë që të bëjmë sadopak një përmirësim në legjislacionin e vendit, apo në implementimin e legjislacionit”, tha Vokshi.

“Disa nga ligjet që janë aktualisht të rishikohen apo të zgjerohen me gjëra që janë të rëndësishme për jetën e përditshme të një gazetari. Të shtohet detyra që të ketë edhe më shumë organizata të gazetarëve profesionalistë, që kanë një integritet për të mbrojtur lajmin sepse kjo është shumë e rëndësishme dhe besoj që roli i Inspektoratit të Punë duhet të fuqizohet, sepse fakti që në 5 vjet nuk është bërë asnjë kontroll në kontratat e gazetarëve nuk është një lajm i mirë për shoqërinë shqiptar dhe për më tepër në një moment kur vetë qeveria ka marrë përsipër të luftojë fort informalitetin ”, shtoi Ekonomi.

Edhe përfaqësuesit e inspektoratit pranuan që ka patur vështirësi në drejtim të ushtrimit të kontrolleve, ndërsa u bë me dije se po përgatiten edhe disa propozime për ndryshime ligjore.

“Përsa i takon rregullimin e kohës së punës dhe pushimit dhe shtypit të shkruar dhe të folur, ekziston vetëm VKM-ja numër 358 datë 25.03.1996, por e cila ka nevojë të implementohen dhe ndryshimet e fundit që janë bërë në Kodin e Punës. Nga ana jonë si inspektorat po përgatisim propozimet tona ku është e nevojshme edhe ndihma juaj për të adresuar në autoritetin përgjegjës këto ndryshime ligjore”, tha Eda Beqiri nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

Problem mbetet edhe fuqizimi i organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve, ndërsa këta të fundit kërkuan financim edhe përmes buxhetit të shtetit si dhe hodhën idenë e pagesës së kontributeve të sigurimeve për një periudhë kohore nga ana e shtetit, çka do stimulonte deklarimet e sakta të pagave./scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...