Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona për trafikim të lëndëve narkotike.
Në pranga është vënë shtetasi me iniciale E.F. banues në Lezhë i cili dyshohet si posedues i rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis. Sipas policisë shtetasi do ta shpërndante kanabisin në doza të vogla në afërsi të shkollave.
Gjithashtu, po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u bë ekzekutimi i Vendimit Nr. 113 datë 04.04.2018, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasit: Anton Koka, 31 vjeç, banues në Lezhë.
Ai akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”.