“Vetting” edhe për psikologët

Premte, 11 May 2018 19:45

Reforma ne Drejtësi do te preke edhe psikologet qe punojne ne institucionet e drejtësisë. Psikologët e paaftë apo që kanë marrë vendime abuzive do të përjashtohen nga sistemi, për t’u zëvendësuar me ekspertë të çertifikuar nga Urdhëri I Psikologut. Për herë të parë do të këtë edhe një regjistër me të dhënat e psikologëve.

Institucionet e Drejtësisë do të pastrohen nga psikologët që nuk kanë përgatitjen e duhur për të trajtuar çeshtje që i përkasin fushës së drejtësisë. Urdhri i Psikologëve ka nisur një cikël trajnimesh intensive për ekspertet që do të asistojne në çeshtjet civile dhe penale, ku jane te perfshire kryesisht te miturit. Sipas presidentes së këtij urdhëri, kjo iniciative do t’i japë fund situatës kaotike në fushën e drejtësisë, ku nuk kanë munguar vendimeve abuzive nga psikologët joprofesionistë, me pasoja për te miturit dhe familjarët e tyre.

Kanë punuar edhe persona që nuk kanë qënë profesionistë të fushës, nuk kanë qenë psikologë të mirëfilltë, që do të thotë se janë bërë edhe dëme. Nëse i referohemi divorceve mund t’i kenë lënë fëmijën babait, ndërkohë që mund t’i kishte takuar nënës. Pra psikologë që nuk kanë arritur të kuptojnë dinamikat e familjës. Nëse nuk kupton dinamikat e familjes bën edhe dëme tek të miturit dhe familjet e tyre, dëme që shpesh janë të parikuperueshme.

Po për herë të parë do të ndërtohet edhe një regjistër me të dhënat e eksperteve psikologë. Një iniciative kjo që i vjen në ndihmë edhe reformës në drejtësi.

Po për herë të parë në Shqipëri do të ndërtohet edhe një database, një regjistër të ekspertëve psikologë, të cilëve mund t’ju referohen të gjitha institucionet e drejtësisë për të marrë ekspertë për nevojat e tyre për të gjitha procceset ku përfshihet i mituri, përfshirë edhe proçeset civile.

Pas hyrjes në fuqi te Kodi të proccedures penale per te mitur lindi nevoja për trajnimin e psikologëve që do të përfshihen në procceset e drejtësisë. Një tjetër cikel trajnimi do të filloi në muajin shtator. /BW/

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 19:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...