Kafshët e egra vriten dhe gatuhen në restorante!

Premte, 11 May 2018 22:13

Fiks Fare ka vijuar të premten denoncimin me fakte të reja për gjuetinë e paligjshme, ku pas faktimit të shkeljes së moratoriumit për kafshët e egra, ka zbuluar se kafshët e vrara serviren në shumë restorante në zona të ndryshme të vendit dhe autoritet nuk shqetësohet sesi sigurohen ato nga bizneset.

Gazetarët e Fiks Fare udhëtuan në disa zona të Shqipërisë nga veriu në jug, ku verifikuan nëse restorantet shërbenin kafshë të egra dhe pyetën se ku i merrnin ato, duke qenë se që prej vitit 2014 është vendosur moratoriumi i gjuetisë, që ka afatin deri në vitin 2021.

Fillimisht, bashkëpunëtoret e Fiks Fare shkuan në Kolonjë, ku kamerieri i një i restoranti tregon se aty nuk mungojnë kafshët e egra, që janë vrarë në mënyrë të paligjshme, duke filluar që nga derri i egër, dhia e egër dhe lepur i egër. Por, gjatë bisedës, ai shpjegon se kush i porosit duhet të presë rreth një orë, pasi kafshët e egra nuk i mban në restorant, pasi janë vetëm me porosi. Ndërkohë, ai tregon edhe çmimet, ku 1 kg derr i egër kushton 2200 lekë të reja, ndërsa 1 kg lepur i egër kushton 6500 lekë të reja.

Por, kjo nuk është e vetmja zonë, ku shiten kafshët e egra. Gazetarët e Fiksit, gjetën restorante që shërbejnë kafshë të egra dhe shpendë edhe në Papër të Elbasanit, pavarësisht se me ligj nuk lejohet gjuetia e tyre. Madje, lokalin ku shërbeheshin kafshë të egra dhe shpendë, njihej edhe nga banorët e zonës, por siç duket, vetëm zyrtarët të cilët merren me mbrojtjen florës, nuk e dinin dhe nuk pyetur ndonjëherë sesi sigurohen ato. Gjatë një bisede me Fiksin, pronari i restorantit tha se aty mund të gjeje rosë të egër, patë të egër dhe mish sorkadheje. Madje, ai tregon mishin e sorkadhes që është gati për shërbim, ndërkohë që të shpjegon se klientelën kryesisht e ka nga Tirana.

Sa i përket shpendëve, e njëjta situatë vihet re edhe në restorantet e rrethit të Lezhës, e cila njihet për rezervatin e gjuetisë në zonën e Kune-Vainit, që ka shumëllojshmëri shpendësh. Pronari i një restoranti në Kune tregoi në Fiks Fare se me ditë ka rosa, ndërsa në Ishull-Shëngjin, situata është edhe më kritike. Që nga punonjësi i shërbimit pyjor në hyrje të rezervatit pranohet se kryhet gjueti, por sipas tij, vjedhurazi. Ai shpjegon s është një banor i zonës që shet rosa. Ndërsa pronari i një lokali dhe kamerierët krenohen me shpendët që kanë vrarë, duke shpjeguar edhe një shpend, të njohur si “kryekuq”. Ndërsa në një tjetër lokal në të njëjtën zonë kamerieri rrëfen për bashkëpunëtorët e Fiksit se shpendi i egër është super. Ai thotë se zakonisht vritet nga shtatori, ndërkohë që tregon se rosa bëhet për 20 minuta. Një nga kamerierët i tregon Fiksit edhe rosën e egër, duke i thënë se atë mëngjes e kanë vrarë. Pronari i tregon edhe fotot që kanë vrarë shpendët. Madje, ai thotë se i vret edhe vetë dhe del shpesh të gjuajë bashkë me babanë e vet. Fiksi shkon edhe në Tale të Lezhës, ku bisedon me një gjuetar. Ai thotë se ka shitur tre rosa.

Pra pavarësisht se gjuetia është e ndaluar deri në vitin 2021 me moratorium, kjo nuk i ka ndaluar gjuetarët për të zhvilluar aktivitetin e tyre të paligjshëm. Fiks Fare e faktoi këtë si nga bisedat me gjuetarët, ashtu edhe me pronarët dhe stafet e restoranteve të ndryshme në vend, të cilët vrasin dhe shesin shpendë dhe kafshë të egra, ndërkohë që asnjë autoritet nuk ndërhyn për të ndaluar masakrën që po i bëhet Shqipërisë.

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 22:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...