I vdiq e bija në duar e s’mundi dot as ta varrosë...Historia në Pukë

Premte, 11 May 2018 22:47

“Shqiptarët për shqiptarët” shkoi të vizitonte një familje, e cila ka një histori përtej imagjinates.

Familja është e rrethuar mes malesh, e vetme, dhe me plot dhimbje.

Kjo është një histori tronditëse, dhimbjen e së cilës e dinë vetëm malet përqark.  Berishë e Epërme, është një fshat i thellë malor, në veri të Pukës, në Bjeshkë.  Këtu mjerimi ka rrokur edhe shpirtin e atyre pak banorëve. Varfëria e heshtja ulëret frikshëm, mes malesh, luginash e përrenjsh. Rruga gjarpëron, mes pyjesh, makina tronditet fort, diku mezi ngjitet e diku mezi zbret, e për të arritur në fshat duket gati-gati një mision i pamundur.  Pas 6 orësh udhëtim që nga Tirana, këtu rruga ndërpritet 

Stafit të emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” iu deshe të ecnin edhe për një orë e gjysmë  tjetër në këmbë. Mjetet dhe kamerat u transportuar me kafshë. Rrugë në këto anë nuk ka, vetëm shtigje ku mund të ecin dhi të egra. . Në këto shtigje kaluam edhe ne drejt destinacionit tonë.  Në fshatin Berishë e Epërme na pret Lin Zmali, 61 vjeç, i tronditur nga ajo çka i ka ndodhur dhe i pashpresë për të ardhmen. Këtu dimri është i egër, për gjashtë muaj banorët izolohen nga dëbora. Asnjë rrugë komunikimi me qytetin, e ndërsa Tirana për ta është një vend sa l largët, aq edhe i pamundur.

“Kisha fëmijën shumë të sëmurë, në këtë kohë kisha edhe fëmijët e tjerë të sëmurë. Njeriu është i fortë në zemër” thotë Lini. Kjo rrugë është e vështirë për Linin, sa herë që kalon këtu, i dhemb shpirti. Burri na ndalon papritu në një shteg të ngushtë dhe prek tokën me dorë. “Ja këtu më ka vdek çika. E kemi ulur me barelë, këtu. Ishte një metër deborë. Isha duke e transportuar vajzën nga shtëpia këtu pranë  bashkë me vëllain tim. Qëndruam dy minuta e kthyem në shtëpi të vdekur” thotë Lini i përlotur nga dhimbja.

Lini nuk pati mundesi ta çoje vajzën e vogël as ne spital nga largësia, i vdiq rrugës, nuk mundi as t’a varrose, sepse u desh të çoje fëmijet e tjere urgjent ne spital.

Ashtu i lodhur, zemërthyer, e i lënduar, Lin Zmali, çdo ditë merr  një rrugë mespërmes pyllit. Vjen në këtë vend , pranë vajzës së tij të dashur, ledhaton gurin e varrit dhe nuk i përmban dot lotët nga dhimbja.

“Sot u zgjova  në 4 të mengjesit, nuk më zinte gjumi, dola nga shtëpia kam ardh te varri” thotë Lini.  

Dy muaj më parë, e shihte në shtrat duke lënguar nga ethet e të  përvëluar nga temperatura që po e torturonte prej ditësh, por nuk kishte si ta ndihmonte… këtu mes maleve. 

“Ta shikosh fëmijën në atë gjendje, por nuk kisha mundësi ta ndihmoja . Në zor të madh isha, veç s’kam vdekur,  s’kam as force në trup asgjë”. 

Ai e kujton çdo ditë Anisën. E bija, 13 vjeç iu shua në krahë në këto shtigje të mbuluar me dëborë. “ Ka qenë fëmijë i shëndetshëm, kurrë më parë nuk ka shkuar të spital. E kam dashur më shumë se fëmijët e tjerë. U sëmur, thanë ka temperaturë. Ne jetojmë këtu mes maleve, ishte dëborë e madhe, shpresuam se do i kalonte ajo gjendje, as pas 10 ditësh nuk i kaloi temperatura” thotë Lini

Nuk arriti dot kurrë ta çonte në spital. Gjithë jetën do i mbetet peng.

“Vajza vdiq rrugës për në spital, 200 metra larg shtëpisë. Edhe 100 vjet të jetoj tërë jetën do më mbetet merak, që nuk pata mundësi ta çoja të paktën deri në spital” thotë 61 vjeçari.

I zhytur në dhimbje babai rrëfen se dritën e syve, gëzimin e shtëpisë, Anisën e bukur nuk arriti ta varroste dot, as t’i hidhte një grusht dhe mbi arkmort. E ktheu vajzën pa jetë në shtëpi ndërsa vetë vrapoi në spital tek tre djemtë dhe vajza tjetër të sëmurë që po luftonin për jetën. 

“Nuk kishim mundësi as unë as gruaja ta varrosnim vajzën, ishim në Tiranë. Të të vdesi fëmija e mos të jesh vetë…është shumë e vështirë”. Dhimbja e tij është madhe, Anisën e humbi, por ai trembet se mos humbet edhe tjerët. “Vetëm fëmijët të shpëtojnë, nuk dua kurrë gjë tjetër” pëshpërit burri.

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 22:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...