Kriminalitet i lartë, agjentët e Frontex në kufirin Kosovë - Shqipëri

Saturday, 12 May 2018 09:43

Në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë janë vendosur policë të Agjencisë Evropiane të Kufijve, Frontex. Ata janë duke ndihmuar autoritet kosovare në luftimin e kriminalitetit si dhe identifikimin e dokumentacioneve të falsifikuara.

Izabela Wiewiór nga zyra për informim e Frontex-it ka thënë se vendosja e policëve të kësaj agjencie nëpër kufijtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit me vendet jashtë Bashkimit Evropian.

 “Frontex është aktualisht i pranishëm në kufirin Kosovë-Shqipëri brenda Pikës Koordinuese të Operacioneve të Përbashkëta ‘Toka 2018’. Ky operacion është duke u zbatuar që nga fundi i shkurtit të këtij viti. Frontex ka vendosur dy oficerë të nivelit të lartë që ndihmojnë autoritetet lokale në zbulimin e dokumenteve të falsifikuara”, ka thënë Wiewiór.

Kosova nuk është vendi i vetëm i rajonit në të cilin janë vendosur policët e Frontex, pasi edhe në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi janë vendosur oficerë të agjencisë.

Rreth 100 policë janë vendosur në të gjithë rajonin.

“Policët e Frontex ndihmojnë autoritetet kombëtare në zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, makinave të vjedhura dhe drogave ilegale. Në këtë moment, pothuajse 100 policë janë të vendosur në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë zyrtarja Wiewiór.

Vendimi për dërgimin e këtyre oficerëve sipas kësaj agjencie është marrë pas fluksit të madh të migrantëve të cilët synim kanë vendet anëtare të BE-së.

Sipas Frontex-it, fluksi i madh i migrantëve që përshkoi rrugën e Ballkanit Perëndimor, nga viti 2015 deri në tremujorin e parë të 2016, dërgoi në zbulimin e një numri të paparë të kalimeve ilegale në kufijtë e Hungarisë dhe Kroacisë me Serbinë.

Përveç policëve të specializuar të vendosur në pika të ndryshme kufitare, Frontex ka vendosur edhe automjete mbikëqyrëse kufitare si dhe pajisje të tjera në Hungari dhe Kroaci.

Në fillim të këtij viti kjo agjenci publikoi një raport në të cilin thuhej se rruga e Ballkanit Perëndimor mbetet një korridor kyç në hyrjen e heroinës në BE.

Sipas këtij raporti, grupet kriminale në Kosovë dhe Shqipëri së bashku me grupet e tjera kriminale nga Ballkani kanë një rol të rëndësishëm në kontrabandimin dhe shpërndarjen e heroinës nëpër shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në muajin maj të vitit 2016, Kosova ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Frontex-in, agjenci e specializuar e Bashkimit Evropian për menaxhim të kufijve dhe luftimin e të gjitha krimeve ndërkufitare./REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...