×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dibranët bojkotojnë estradën e bashkëqeverisjes, deputeti publikon fotot

Saturday, 12 May 2018 15:47

Deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka treguar dështimin e llogaridhënies në qytetin e Peshkopisë.

Sipas tij në takim nuk kanë marrë pjesë qytetarë, por vetëm administrata e Bashkisë dhe drejtuesit e institucioneve.

“E gjithë salla e pallatit ka 345 vende të ulura, gjysma e karrigeve bosh tregon se "farsa" e llogaridhënies është kuptuar edhe nga vetë mbështetësit e PS se është show”, shkruan Gjunkshi.

Ndërkohë ai thotë se llogaridhënia duhet tu jepet qytetarëve dhe jo zyrëtarëve.

“Jepni llogari per varferimin, largimin nga skema e ndihmes ekonomike, rritjen e taksave , falimentimin e bizneseve dhe emigrimin drejt Gjermanise. Ju duhet tu jepni llogari se ç'po beni per Luren turistike , qe ska rruge, per Radomiren pa rruge, per Rabdishtin pa rruge , qe dilni ne Tv dhe beni show me fshatra turistike ,kjo eshte llogaridhënia.”, shprehet Gjunkshi.

ffff

Postimi i plotë:

Deshton estrada e llogaridhenies ne Diber.

Kjo eshte salla bosh , ku Ministrja e Mbrojtjes , njekohesisht kordinatorja e PS per Qarkun Diber nis turin e llogaridhenies ne Peshkopi. Ne fakt llogaridhenia duhej kundrejt qytetareve te Dibres , dhe jo administrates se Bashkise dhe drejtuesve te institucioneve . As ato nuk e kishin vleresuar, pamjet tregojne qarte se edhe vete administrata i ka braktisur. E gjithe salla e pallatit ka 345 vende te ulura, gjysma e karrigeve bosh tregon se "farsa" e llogaridhenies eshte kuptuar edhe nga vete mbeshtetesit e PS se eshte shoë. Edhe ato 3 diskutime te porositura "gozhduan" Ministren Xhaçka dhe kryebashkiakun e Dibres. Nje ure qe mban te izoluar nje fshat ne Muhurr, braktisja qe u kane bere qytetareve , dhe bllokimi i thertoreve ishin pyetjet qe nuk gjeten pergjigje . Por llogaridhenien e ka perpara popullit dhe jo administrates. Llogari duhet tu jape Kalase se Dodes per braktisjen, per rruget qe si kane bere e as dine te mirmbajne ato qe u ndertuan nga qeveria e djathte. Llogaridhenien e kane me banoret e Reçit e te Dardhes qe perveç se i len pa rruge e pa ura, u ben dhe nje HEC qe tua thaje ujin e pijshem dhe vadites. Llogaridhenien e ka me Çidhnen , ku shkon e shkaterron nje kanion te tere per nje HEC , dhe ç'ka eshte me e keqja çon per ndjekje penale gjithe fshatin , qe se ka bere as Serbi. Llogaridhenien e ka me Selishten e Luznine , ku nuk ka ngulur asnje gozhde. Te gjithe fshatrat jane pa komunikim , pa rruge, pa ura dhe ato pak pyje po i shkaterrojne ne kembim te votave. Llogari jepni qytetareve te Slloves , ku nuk keni investuar asnje qindarke. Llogaridhenie per Melanin , ku per nje ure 5 metra ngelen te izoluar me dite te tera rreth 2 mije banore te Belloves. Jepni llogari para banoreve te Maqellares ku s'dini gje tjeter veç inaguroni per te disaten here te njejten qender shendetesore, ne fakt ajo eshte ndertuar dhe inaguruar per here te pare nga Sali Berisha. Kshu pra nese doni te jepni llogari , jepjani qytetareve , dhe jo zyrtareve. Ato jane njesoj si ju pergjegjes qe duhet te japin llogari . Jepni llogari per varferimin, largimin nga skema e ndihmes ekonomike, rritjen e taksave , falimentimin e bizneseve dhe emigrimin drejt Gjermanise. Ju duhet tu jepni llogari se ç'po beni per Luren turistike , qe ska rruge, per Radomiren pa rruge, per Rabdishtin pa rruge , qe dilni ne Tv dhe beni shoë me fshatra turistike ,kjo eshte llogaridhenia .

Modifikuar më Saturday, 12 May 2018 15:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...