×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vetting edhe në futboll, e kërkon vetë Armando Duka

Saturday, 12 May 2018 16:17

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka vendosur t’i kërkojë kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme znj. Arta Marku, për të luftuar së bashku fenomenet korruptive të futbollit shqiptar, në një kohë kur kjo e fundit  e ke zhytu çdo segment të jetës së shqiptarëve në korrupsion.

Top Channel ka mundur të sigurojë letrën e plotë që presidenti i FSHF i kërkon ndihmë organeve shtetërore që t’i vendosin në dispozicion të gjitha mjetet për të pastruar edhe futbollin.

Letra e Federatës, drejtuar Kryeprokurores:

Federata Shqiptare e futbollit, duke pasur si qëllim të përhershëm mbrojtjen e integritetit dhe reputacionit të futbollit shqiptarë, është gjithnjë në përpjekje për të luftuar fenomenet apo praktikat joetike që dëmtojnë imazhin e lojës së futbollit në përgjithësi. Fatkeqësisht, me mjetet e kufizuara në dispozicion të drejtësisë sportive, këto përpjekje nuk kanë qenë gjithnjë frytdhënëse. Me vullnetin për të përmirësuar situatën aktuale, por edhe për të vendosur një urë konstante bashkëpunimi midis dy institucioneve tona, kërkojmë një takim për të ndarë me ju disa prej problematikave që FSHF has në aktivitetin e saj.

Ende nuk ka zyrtarisht një datë për takimin mes kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme Marku dhe presidentit të FSHF-s, Duka. Ky do të jetë takimi i parë i këtij rangu, për të zgjidhur me sa duket, qëndrimin larg të prokurorisë në dyshimet, raportet apo akuzat për cështej të ndryshme të dyshuara në futboll. Çdo çështje e hetuar nga prokuroria deri më tani lidhur me futbollin, ka rezultuar nul, duke i dhënë statusin e të paprekshmëve personave të implikuar në raste e ndeshjeve të dyshuara si me rezultate të paracaktuara./tch

Modifikuar më Saturday, 12 May 2018 16:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...