×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Çmimi i thirrjeve/ Ja sa pagoi mesatarisht një përdorues në 2017

Saturday, 12 May 2018 16:28

Vitin e kaluar, përdoruesit aktivë të telefonisë celulare paguan mesatarisht 3.12 lekë për minutë thirrje të kryer. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare çdo përdorues shpenzoi mesatarisht 509 lekë në muaj për komunikimin me celular.

Përgjithësisht, komunikimi me celular bëhet përmes paketave që përfshijnë një sasi të caktuar njësisht komunikimi kundrejt një pagese fikse. Zakonisht, njësitë e komunikimit në paketa nuk shpenzohen të gjitha, sidomos kur bëhet fjalë për thirrje apo mesazhe të shkruara. Çdo përdorues kryen mesatarisht 160 minuta thirrje dalëse në muaj, ndërsa paketat e zakonshme mujore përfshijnë deri në 1 mijë minuta thirrje.

Nëse njësitë e komunikimit në paketa do të konsumoheshin të plota, çmimi mesatar do të rezultonte edhe më i ulët. Vlerësohet se çdo përdorues aktiv vitin e kaluar përdori rreth 160 minuta thirrje dalëse, 34 mesazhe të shkruara dhe 2 GB internet në muaj.

Të dhënat krahasuese të AKEP tregojnë se shqiptarët kanë shpenzime mesatare për telefonin celular shumë më të ulëta krahasuar me Bashkimin Europian. Statistika më e fundit për BE-në i takon vitit 2016, kur një përdorues i telefonisë celulare shpenzonte mesatarisht 162 euro në vit. Në Shqipëri, shpenzimi mesatar është rreth 47 euro në vit, ose në pak se një e treta e mesatares së BE.

Forcimi i konkurrencës dhe i rregullimit të tregut ka bërë që në dekadën e fundit kostot e komunikimit me celular të bien vazhdimisht. Shpenzimi mesatar për një minutë thirrje vitin e kaluar ishte 60% më i ulët krahasuar me vitin 2010.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...