"Historia e njanës nga ata"/ Rrëfehet e reja: Më thoshte ‘do të vras’ po nuk prostituove

Saturday, 12 May 2018 21:20
foto ilustruese foto ilustruese

Në disa qendra jetojnë vajza, të cilat i kanë shpëtuar skllavërisë si punonjëse seksi. Njëra nga ato tregon sesi në moshën 14-vjeçare ra pre e trafikimit të qenieve njerëzore.

 

 

Ajo tregon se një burrë rreth të 40-tave e mashtroi atë duke i premtuar një jetë më të mirë në Itali, por qëllimet e tij ishin të errëta. Të miturën, ai e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

“Më premtonte shumë gjëra. Do shkoja në Itali, do të punoja, do bëhesha dikush në jetë. Por pasi shkova atje më shfrytëzoi si prostitutë”, tregon viktima e trafikimit.
Po çfarë ndodhte nëse ajo refuzonte? “Më kyçte në dhomë. Unë thosha që nuk dua, por ai më detyronte më rrihte. Po se bërë këtë, më thoshte, do të vras”.

E mitura na tregon se si shpëtoi nga tutori i saj: “Më pas bëmë plan me shku në Belgjikë. Aty mua më kapi policia. Në fillim jo. Më pas, thash stop. Nuk do të kem më frikë do t’i tregoj të gjitha”.
Kanë kaluar 4 vjet nga historia e saj e trishtë, fatmirësisht sot ajo është riintegruar dhe punon si ndihmëse kuzhiniere.

“Unë jam në punë. Jam ndihmëse kuzhiniere. Ishte pak e vështirë që unë ta harroja atë histori, por ja që e harrova dhe tashmë jam e lumtur”, përfundon ajo.

“Riintegrimi është shumë i vështirë pasi ka shumë gjasa që pas ndalimit të trafikimit, gjasat që t’i rikthehen sërish të njëjtës jetë janë gjithmonë më të larta. Ndaj ekzistojnë edhe qendrat rehabilituese”, thotë psikologia Aurela Agalliu.

Shumë herë i rikthehen rrugës së mundimeve sepse ndjehen të përjashtuara nga familja e tyre dhe nga shoqëria dhe kjo e bën të pafundë luftën kundër këtij fenomeni. /Top Channel/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...