Zhvillohet Kongresi i II për shëndetin e gruas dhe meshkujve, shtatzaninë e riprodhimin human

Diel, 13 May 2018 09:31

Kongresi i II Ndërkombëtar synon shkëmbimin e informacioneve dhe njohjen me praktikat më të avancuara që lidhen me mjekësinë fetale dhe Neonatale, shëndetin e gruas, shtatzëninë, riprodhimin human, shëndetin e meshkujve

Mjekë shqiptarë, dhe kolegë të tyre me emër në Europë, SHBA u mblodhën në Durrës në Kongresin e 2-të Ndërkombëtar ku në fokus të diskutimeve ishin çështjet që lidhen me kujdesin prenatal, riprodhimit human dhe andrologjisë.
Ky kongres synon shkëmbimin e informacioneve dhe njohjen me praktikat më të avancuara që lidhen me mjekësinë fetale dhe Neonatale, shëndetin e gruas, shtatzëninë, riprodhimin human, shëndetin e meshkujve, si dhe zhvillimet bioteknologjike në fushën e shëndetit.
Organizatori këtij kongresi Arben Rrugia drejtor i maternitetit Koço Gliozheni në fjalën përshëndetëse u shpreh se “Ky kongres, ka të njëjtën qasje moderne ashtu si politikat e tjera në Shqipëri, me qellim kryesor integrimin në Bashkimin Europian dhe përpiqet të ilustroje sfidat që vendi ynë përballet në fushën e politikave shëndetësore.
Ky kongres ka si qëllim përfundimtar realizimin e protokolleve të cilat do të jenë ato që do të na udhëheqin në trajtimin me efikasitet të të gjitha patologjive në fushën e obstri gjekonologjisë. Një falënderim të veçantë për të gjithë kolegët e huaj që na kanë mundësuar arritje e këtij rezultati si dhe mundësinë që na japin me anë të marrëveshjeve të ndryshme të cilat po i konkretizojmë për rritjen dhe kualifikimin e personelit mjekësor të maternitetit tonë dhe mjekëve të tjerë në fushën e obsetri gjekonologji.
Folësit në këtë kongres theksuan se vlera për të ruajtur jetën, e promovuar shëndetin e gruas është lidhur me implementimin progresiv të teknologjive në fushat bio-mjeksore, duke investuar në edukimin dhe trajnimin e gjeneratave të reja.
Po ashtu edhe duke edukuar pacientët e së ardhmes të kuptojnë të drejtat e tyre, që të jenë të ndërgjegjshëm për shëndetin, në mënyrë që të kenë besim në shërbimet shëndetësore dhe cilësinë që i ofrohet nga i gjithë komuniteti mjekësor. Shqiptarja.com

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 09:47

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...