Si në mesjetë/ Fshati në Korçë, 8 km për të mbushur ujë

Diel, 13 May 2018 15:22

Për më shume se 100 familje në fshatin Shamoll në Korçë, ndërtimi i një ujësjellësi do t’i jepte zgjidhje përfundimtare kalvarit të gjatë të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët.

Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer tashmë në një stërmundim të përditshëm dhe në makthin e çdo banori, i cili duhet të mendojë sesa mundim iu duhet për të siguruar çdo pikë uji. Elementi jetik mungon prej vitesh, ndërsa rutina e çdo mëngjesi nis me bidona në duar, e banorëve u duhet të udhëtojnë 8 km për të siguruar ujin.

Në fshatin Shamoll, para 3 vitesh situata ishte edhe më alarmante, pasi uji, për shkak të rrjetit të amortizuar vinte me mbeturina e krimba. Shqetësimi mori përmasa të mëdha, gjë që bëri që uji të ndërpritet për të mos rrezikuar përhapjen e epidemive, por banorët tani presin me shpresën se uji do të vijë dhe ata do të mund të furnizohen normalisht.

Nga ana tjetër, instancat përgjegjëse pohojnë se shqetësimi i banorëve është i drejtë, por shprehen optimistë për zgjidhjen e problemit. Një projekt i përbashkët mes Këshillit të Qarkut të Korçës dhe Bashkisë Korçë, i cili do të financihet nga fondet “IPA”, do t’i japë zgjidhje këtij problemi përmes ndërtimit të ujësjellësit, i cili do të furnizojë me ujë fshatrat Goskovë, Qatrom dhe Shamoll, por deri atëherë banorët duhet të përballen me të njëjtën situate. /TCH/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...