Anxhelina, vajza nga komuniteti egjiptian që sfidoi mentalitetin!

Diel, 13 May 2018 16:45

Anxhelina, një vajzë nga komuniteti egjiptian, ka ardhur sot në studion e “Ka një mesazh për ty” për t’i bërë një premtim mamasë së saj.

Jeta e tyre, me një baba të alkoolizuar s’ka qenë aspak e lehtë, megjithatë ata kanë sfiduar një mentalitetit të egër dhe kanë dalë mbi paragjykimet, duke i mbijetuar situatave që në të shumtën e rasteve s’kanë qenë në favor të tyre.

Anxhelina: Gjendem këtu sepse dua t’i bëj nënës sime një mesazh. Ajo është një nënë si të gjithë nënat shqiptare. Kur je familje që i përket një minoriteti është akoma edhe më e vështirë. Jam vajzë egjiptiane, kam edhe tri motra të tjera. Po e nis me mamin sepse ajo është edhe ngërçi im sot. Mami im ka pasur një jetë shumë të vështirë, së bashku me ne. Asaj iu desh të na rriste e vetme sepse babai im pinte edhe dhunonte mamanë. Gjithmonë kemi pasur mbështetjen e miqve, të komshinjve në fshatin tim. Të shoqeve të mia që kur mami dhe babi ziheshin na merrnin na largonin që unë dhe motrat e mia të mos i shihnim.

Mamit tim i është dashur të punojë shumë për të na rritur sidomos edhe për të më shkolluar. Në shumë situata kur ne ishim nën presionin e dhunës së babit, ka pasur shumë raste që ai vinte i pirë, vinte na dhunonte.

Në klasë të shtatë unë fillova të isha më e interesuar rreth shkollimit. Fillova të njihja më shumë mësuesit e mi dhe nuk rrija më në fund të bankave si zakonisht.

Në një situatë kur babai ishte nga dhoma tjetër duke bërtitur ose duke psherëtirë nga alkooli, mamaja ime më mësonte mua si të shkruaja.

Mami im më la shumë të lirë që unë të vazhdoja, ajo doli kundër gjithë mentalitetit. Unë tashmë po vazhdoj arsimin e lartë.

Ardit Gjebrea: Dhe kam dëgjuar që je studente shumë e mirë…

Anxhelina: Po.

Ardit Gjebrea: Shumë mirë janë gjërat. Pse na ke ardhur këtu?

Anxhelina: Gjithë këto që unë fola, më duket sikur më janë kthyer përmbys. Sepse unë i kam bërë një premtim për shkollën, jo vetëm mamit tim por edhe shumë njerëzve të tjerë. Kur njoha Albanin, të fejuarin tim i kam thënë që shkolla ime s’dua të jetë pengesë për ty. Që në momentin që jemi lidhur i kam folur për përgjegjësinë që kisha për jetën time, shkollimit tim dhe karshi familjes sime.

Ardit Gjebrea: Kur e mori vesh mami yt për Albanin, çfarë tha?

Anxhelina: Ajo tha vetëm kaq, po shkolla? Sepse mendoja se unë mund të hiqja dorë nga shkolla. Mendoi se gjithë lufta dhe sakrifica që ajo dhe motrat e mia kanë bërë do t’i shkonte dëm.

Unë i tregoja vazhdimisht asaj për notat e mira që merrja në mënyrë që asaj t’i ngrihej humori.

Ardit Gjebrea: Po ty Albani të pengon faktikisht?

Anxhelina: Fare. Jo vetëm që s’më pengon por edhe më mbështet shumë.

Stafi i së Dielës Shqiptare mbërrin në shtëpinë e zonjës Shkëndie, mamase së Anxhelinës. Shkëndija, një zonjë shumë e qeshur dhe e çiltër, u ndje shumë e surprizuar kur mori ftesën për të qenë pjesë e “Ka një mesazh për ty”.

Moderatori Gjebrea, vendosi t’i bënte asaj një lojë të vogël duke i kërkuar Albanit, dhëndrit të saj i cili ndodhej në studio, që t’i thoshte Shkëndijes se do ia merrte të bijën për të jetuar në Berat me të. Por edhe pas kësaj kërkese, Shkëndija u shpreh optimiste, duke thënë se i donte shumë që të dy dhe se mbështeste çdo vendim të tyre.

Shkëndija: Unë i kam thënë Anxhelinës që edhe nëse unë vdes ajo nuk duhet të vijë të më qajë por të vazhdojë studimet e të përqëndrohet aty dhe të jetë dikush të mos vuajë më. Unë ju mbështes. Zoti ju bekoftë por gjërat është mirë të maten para se të bëhen. Unë do të jem pranë jush gjithmonë.

Në ekranin e murit ndarës shfaqet edhe Anxhelina.

Anxhelina: Mami ti e di shumë mirë, këmbënguljen time, vendosmërinë time. Ti e di mirë se kush jam unë. Është akoma më i fuqishëm ky premtim, sepse nuk ka asgjë që më pengon. Pasi ti na ke rritur mua dhe motrat me sakrificiën tënde unë mund të të them që shkollën e kam me të njëjtin zell me të njëjtën nxitje si në ato momentet që unë kam fituar bursën. Me të njëjtin motivim. Unë nuk do të ndalem, unë do ta vazhdoj shkollën.

Shkëndija: Një ndër qëllimet e mia ka qenë arsimi, prandaj e kam fokus. Nuk arrita të arsimohesha, jeta më mbylli. Dy vajzat e mëdha nuk arrita t’i shkolloja, Anxhelinën dhe vajzën tjetër dua t’i shkolloj, të bëhen dikushi. T’i shërbejnë vendit dhe familjes që do të krijojnë, të dhurojnë dashuri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...