Mercedes-Benz A-Class i Ri: Krijuar për Ju!, Mbërrin në Shqipëri në 11 maj 2018 në Auto Star Albania

Diel, 13 May 2018 17:35

A-Class i ri i prezantuar vetëm pak muaj më parë nga Mercedes-Benz, tashmë është hedhur dhe në tregun shqiptar. Ky model u prezantua në një ceremoni madhështore në ambientet e showroom-it fantastik të Auto Star Albania, ku të pranishëm ishin personazhe të njohur nga bota e biznesit, artit, kulturës, spektaklit,gazetarë dhe përfaqësues të medias etj. Ashtu siç pritej, A-Class i ri vjen me një rikonceptim thelbësor të luksit dhe modernes, të përshtatura me shumë elegancë në kategorinë e modeleve kompakte. Teknologjikisht, A-Class është modeli më i kompletuar falë MBUX - Mercedes-Benz User Experience; i cili ofron një sërë funksionesh të modeleve luksoze. A-Class i ri ka një dizajn rinor, dinamik dhe është më i madh e më komod krahasuar me modelet e gjeneratës së mëparshme.

Në ceremoninë e prezantimit ishin të pranishëm dhe drejtuesit e Auto Star Albania dhe Kastrati Group. Në fjalën e tij përshëndetëse, zv/ presidenti i Kastrati Group, z. Leonard Kastrati, bëri një përmbledhje të arritjeve kryesore të Auto Star Albania dhe vuri theksin në strategjinë e investimeve për të ardhmen. “Kemi investuar dhe vazhdojmë të investojmë në aplikimin e teknologjisë më të avancuar. Kemi rritur ndjeshëm kënaqësinë e klientëve për të gjitha shërbimet që ofrojmë duke minimizuar në maksimum kohën e lëvrimit. Auto Star Albania, sot zë vendin e parë për shitjen e automjeteve premium në Shqipëri. Kemi një strategji të qartë dhe fokusi i investimeve do të jetë jo vetëm tek rritja e cilësisë sëshërbimeve, por dhe tek implementimi i teknologjisë më të avancuar. Kemi përshtatur të gjithë gamën e shërbimeve me strategjinë e Mercedes-Benz dhe sigurisht do të vazhdojmë të zgjerojmë me produkteve, duke sjellë jo vetëm risi, por dhe përfitime për klientët tanë”, theksoi zv. presidenti i Kastrati Group, z. Leonard Kastrati.

Rinor, dinamik dhe kombinim perfekt i luksit modern

A-Class i ri është përshtatur totalisht me filozofinë e dizajnit modern “Sensual Purity” të Mercedes-Benz. Modelet e reja do të kenë forma më kompakte, ndërsa dimensionet dhe përmasat në të gjitha modelet A-Class janë optimizuar ndjeshëm, çka në vetvete përbën një interpretim të ri të imazhit të brendshëm të këtij modeli. Me gjeneratën e katërt të A-Class, Mercedes-Benz sjell një përshtatje të luksit modern, i ciligjendet dhe në modelet kompakte; një kombinim perfekt i dinamizmit me konceptet intuitive të drejtimit të mjetit. Për herë të parë, i gjithë paneli i kontrollit do të jetë i integruar në një njësi të vetme dhe pa asnjë ndërprerje vizuale. A-Class i ri është i pajisur me 2 ekranë në rezolucion të lartë, secili nga 7 inç, ose opsionalisht mund të zgjidhen dhe ekranë të mëdhenj, 10.25 inç.Ekrani është konceptuar si një njësi e vetme dhe është i pajisur me një sërë aplikacionesh, të cilët komandohen përmes touchpad ose me prekje në butonët e vendosur në timonin e A-Class.A-Class i ri është modeli i parë Mercedes-Benz që do të jetë i pajisur me sistemin multimedial MBUX - Mercedes-Benz User Experience, i cili gjithashtu shënon dhe fillimin e një epoke të re të sistemit “Mercedes Me”. Një tipar unik i këtij sistemi është dhe kapaciteti i inteligjencës artificiale. MBUX mund të personalizohet dhe përshtatet sipas dëshirës së përdoruesit. MBUX është fjala e fundit e teknologjisë në industrinë e automobilëve, që ofron një sërë lehtësirash dhe avantazhesh për drejtuesit e mjetit. Ndërkohë, tek A-Class ajo do të jetë prezente me shumë funksione, duke krijuar një lidhje emocionale dhe inteligjente me mjetin. Mjaftojnë vetëm dy fjalë: “Hej Mercedes!”dhe sistemi i ri LINGUATRONIC, ju mundëson një sërë funksionesh dhe komandash, të tilla si ndryshi i temperaturës, ndryshimi i muzikës, kanalit të radios, përzgjedhja e kontakteve etj. Me pak fjalë, A-Class i ri është i pajisur me sistemet më të fundit të asistencës së drejtimit të mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë segment, të njëjta me funksionet e modeleve S-Class.

CLS e re; Origjinalia, e perfeksionuar

Gjatë ceremonisë, janë prezantuar dhe modelet e reja CLS, të cilat vijnë me një dizajn më elegant, me forma më sportive dhe me komoditet mbreslënës. Modelet e reja CLS, janë të pajisur dhe me gjeneratën më të fundit të sistemit të asistencës në drejtimin e mjetit; Intelligent Drive të S-Class dhe paketën e Asistetit të Drejtimit. Opsione të tilla si “ENERGIZING Comfort Control” dhe ndriçimi i brendshëm me 64 tonalitete të ndryshme të ngjyrave, e bëjnë CLS-së e re një prej modeleve më emocionues të Mercedes-Benz. Risi është dhe kabina tërësisht digjitale dhe opsionet konfigurimit të përmbajtjes së informacionit sipas nevojave dhe situatave gjatë drejtimit të mjetit. Ndenjëset në pjesën e pasme kanë të njëjtën pamje me ato të përparme dhe krijojnë të njëjtën ndjesi sportive. CLS e re për herë të parë, opsionalisht do të jenë të pajisura me 5 ndenjëse.Risitë e fundit, por jo nga rëndësia, janë dhe gjerata e re e motorrëve diesel dhe me benzinë. Modelet CLS do të jetë e pajisur motorrëtë rinj, me gjashtë dhe katër pistonë në linjë. Për herë të parë, CLS bëhet edhe hibride. Versioni i propozuar quhet EQ Boost dhe përdor një sistem 48 volt që rrit performancën dhe efiçencën.

Mercedes-Benz këtë vit do të hedhë në treg disa modele të reja; facelift i C-Class të ri, i cili hidhet në treg në qershor të këtij viti, AMG GT Coupe me 4 dyer në shtator të këtij viti, ikona G-Class në shtator si dhe GLE e re, e cila do të jetë në treg nga tetori 2018. Të gjitha këto modele do të jenë në shoëroomin tonë menjëherë sapo të hidhen në treg nga Mercedes-Benz.

Auto Star Albania, pjesë e Kastrati Group, vitet e fundit ka rritur investime dhe ka shtuar gamën e shërbimeve për të gjitha automjetet Mercedes-Benz, duke sjellë shumë risi në tregun e automjeteve; të tilla si mundësitë e financimit të automjeteve të reja normën më të mirë të interesit në treg, siguracionin kasko me çmimt më konkuruese dhe një sërë lehtësirash dhe benefitesh të tjera.

Auto Star Albania, sot zë vendin e parë për shitjen e automjeteve premium në Shqipëri. Ndërsa, përsa i përket cilësisë së shërbimit kemi arritur të gjitha standardet europiane dhe punonjësit tanë janë të pajisur me çertifikat e nevojshme për të gjitha shërbimet që ne ofrojmë.

 

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 17:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...