Policia rrugore viktimë e aksidenteve që nuk i ndalon

Diel, 13 May 2018 19:57


Nuk guxon do të lexosh portale apo shohësh titrat e lajmit të fundit nëpër televizionet informative pasi sa hap e mbyll sytë ke të raportuar për disa aksidente që ndodhin në harkun kohorë të 24 orëve dhe ato janë disa në ditë me viktima dhe të lënduar.
Rrugët e vendit gjakosen çdo ditë, nga veriu në jug, apo Shqipëri të mesme nga përplasja e makinave dhe efektivat e policisë rrugore jo vetëm që nuk janë në krye të detyrës në ushtrim të kompetencave të tyre për parandalimin e aksidenteve, por shpesh bien dhe viktimë e tyre.
Rasti më i freskët ishte pikërisht dje në Vlorë kur të zona e quajtur “Uji i Ftohtë” u aksidentua një makinë policie duke mbetur i plagosur edhe efektivi blu.
Nuk është vetëm ky rasti i vetëm kur efektivë të policisë rrugore aksidentohen në krye të detyrës pasi para 9 ditësh në aksin Milot-Lezhë në një aksident është përfshirë një mjet furgon transporti mallrash dhe një makinë shërbimi e Policisë së Lezhës, e llojit fuoristradë. Për pasojë janë plagosur katër persona, përfshirë dy efektivë të policisë, që janë dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.
Po në muajin mars sërish janë aksidentuar edhe dy efektivë të policisë rrugore tek mbikalimi i Rinasit, apo më keq akoma një furgon i policisë në Kamëz në vitin 2016 është marrë para një automjet duke u aksidentuar rëndë ku për pasojë një efektiv humbi jetë si dhe u plagosën dhe 2 të tjerë. Po në vitin 2016 një punonjëse policie ka mbetur e plagosur mbrëmjen e së hënës në autostradën Durrës-Tiranë, pasi është përplasur nga një automjet. Janë këto raste kokëforta që efektivët e policisë rrugore të jenë korrekt me detyrën, të mos tolerojnë miqtë që shkelin rregullat e qarkullimit, të jenë përpiktë në zbatim të ligjit dhe të mos merren me spektakle në rastet kur denoncojnë gjasmë ryshfetin që ju japin teksa i filmojnë me kamerat e trupit. Përveç kësaj duhet që vet policia rrugore të jetë shembull në zbatim të ligjit të mos parkojnë mjetet e tyre të punës në vende të palejuara, të ndalin drejtuesit e mjeteve aty ky realisht janë vendet e përcaktuara dhe të mos nxjerrin tabelat në çdo cep të rrugëve apo autostrada.
Kur situata është dramatike sa i përket situatës së aksidenteve rrugore nuk ke cfarë pret që kjo të përmirësohet kur policia është vet viktimë dhe nuk i ndalon.
Përgjakja çdo ditë e rrugëve është një apel që efektivët e policisë rrugore të jenë vigjilent dhe në ushtrim korrekt të detyrave që ju ngarkon ligji.

  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...