77 vjet me parë, Ernest Koliqi, filloi ndërtimi e rrjetit shkollor shqiptar në “Tokat e Lirueme”, nesër ceremonia

Hënë, 14 May 2018 08:48

Para 77 vitesh Ernest Koliqi, filloi ndërtimi e rrjetit shkollor shqiptar ne “Tokat e Lirueme”. Lajmi në FB jepet nga historiani dhe deputeti i PD, Romeo Gurakuqi.

Ja çfarë shkruan ne FB, Romeo Gurakuqi
“77 vjet me pare, nen drejtimin e Ministrit te Arsimit, Profesor Ernest Koliqi, filloi ndërtimi i rrjetit shkollor shqiptar ne “Tokat e Lirueme”. 
Mbi 200 mësues dhe profesorë nga “Shqipëria e Vjeter” u nisen vullnetarisht drejt viseve shqiptare te Kosovës, Dibrës, Tetoves, Gostivarit, Kumanoves, Kërçovës, Strugës, Hotit, Grudes, Trieshit, Kojes, Ulqinit, Krajes, Anës se Malit, etj.
Për drejtimin e këtij misioni, Koliqi ngarkoi intelektualin dhe pedagogun Ali Hashorva. 
Ne saje te këtij misioni patriotik u arrit krijimi i elitës se pare te mësuesve dhe intelektualeve shqiptare nder viset dikur te okupuara nga Serbia e Jugosllavia mbretërore.
Ne përkujtim te kësaj ngjarjeje, nesër, ne Zheline te Tetoves, zhvillohet ceremonia e nderimit te kësaj vepre monumentale, qe Ministri Koliqi dhe rrethi i njerëzve te ndritur qe ai grumbulloi rreth vetes ne dikasterin e arsimit, ndërmorën ne te mire te brezave te rinj te Shqipërisë Natyrale.
Ndërkohë qe ne Tetove po kryhen përgatitjet finale për përkujtimin e kësaj ngjarjeje me rendësi nacionale, emisare te qeverise se sotme te Tiranes, pa asnjë mandat nga sovrani, zhvillojnë udhëtime jozyrtare, për te kryer veprën e kundërt me atë te Ministrit Koliqi: nënshkrimin e pakteve te fshehta për tjetërsimin e pronësisë dhe frymës albanianiste te sistemit arsimor shqiptar. Ne foto është skena ku neser, me 15 maj 2018 do te zhvillohet ceremonia”.

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 08:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...