Çfarë është koronarografia dhe përse shërben ajo

Hënë, 14 May 2018 09:15

Dr. Taulant Gishto

(Mjek në Shërbimin e Kardiologjisë)

Shërbimi i Hemodinamikës në QSUT është një shërbim i përbërë nga dy salla, në të cilat kryhen procedurat e koronarografisë diagnostike, procedurat intervencionuese të shoqëruara me implantim stentesh dhe procedurat e kateterizimit. Hemodinamika, prej nëntorit 2015 është organizuar me shërbim 24-orësh, në funksion të trajtimit në kohë të infarktit akut të miokardit, me ngritje të segmentit ST.

Çfarë është koronarografia dhe cilat janë rreziqet nga kryerja e saj?

Koronarografia është një procedurë diagnostikuese dhe intervencionuese apo ndërhyrëse (PCI). Në fazën e parë, bëhet diagnostikimi i problemeve koronare (bllokimi e enëve të gjakut që ushqejnë zemrën) dhe nëse problemet mund të trajtohen sipas kritereve përcaktuara, kalohet në fazën ndërhyrëse.

Rreziqet e koronarografisë, janë nga risqet që mund të lidhen me komplikacionet lokale si hematoma apo disekimi i arteries femorale (çarje e murit të aortës), komplikacionet që mund të lidhen me lëndën e kontrastit që përdoret në egzaminim, deri tek komplikacionet më problematike si disekimi i arterieve koronare, tromboza brenda stentit deri në humbjen e jetës.

Në cilat raste rekomandohet të kryhet ky ekzaminim?

Ky ekzaminim rekomandohet në pacientët ku dyshohet ngushtimi i arterieve koronare nëpërmjet informacioneve që vijnë nga ankesat e pacientit; nga ndryshimet në elektrokardiogramë; në ekokardiogramë; nga të dhënat indirekte që marrim nga prova ushtrimore apo të dhënat imazherike që vijnë nga angio-CT koronar. Pavarësisht dyshimeve që vijnë nga ekzaminimet e mësipërme, për përcaktimin e saktë të problemeve koronare shërben koronarografia. Ndërsa rastet kur koronarografia është fortësisht e indikuar, janë rastet me infarkt akut miokardi të 12 orëve të para nga fillimi i dhimbjes, ku revaskularizimi i enës së mbyllur nëpërmjet procedurës së PCI është jetëshpëtues në shumicën e rasteve.

Çfarë përfiton pacienti, nga kryerja në kohë e këtij ekzaminimi?

Përfitimi i pacientëve me anginë të paqëndrueshme lidhet me faktin që këtyre pacientëve nëpërmjet PCI apo ndërhyrjes me stente mund t’u parandalohet një infarkt i mundshëm nga ngushtimi kritik i enëve koronare. Përfitim i drejtpërdrejtë lidhet dhe me cilësinë e jetës, ku largimi i dhimbjes së gjoksit si rrjedhojë e hapjes së ngushtimit, i rikthen këta pacientë në një përditshmëri të pakufizuar. Përfitimi i pacientëve që janë duke kaluar një infarkt akut miokardi është i jashtëzakonshëm, pasi sa më shpejt të futet pacienti në sallën e hemodinamikës dhe sa më shpejt të hapet ena përgjegjëse për infarktin aq më shumë ind muskulor ruhet pa u dëmtuar dhe aq më pak ivalidizohet pacienti, pasi ka kaluar fazën akute të infarktit. Duhet përmendur këtu dhe rëndësia e pazëvendësueshme e kësaj procedure në uljen drastike të humbjes së jetës së pacientit në fazën akute.

Në varësi të rezultatit të koronarografisë, cilat janë hapat e mëpasshëm që duhet të ndjekë mjeku dhe pacienti?

Në rast se pacienti stentohet (zgjerohet ena e gjakut) me sukses, ndiqet si protokoll vlerësimi i pacientit 4 herë brenda vitit të parë pas procedurës, që përkthehet në muajin e parë, të tretë, të gjashtë dhe të dymbëdhjetë pas procedurës. Nëse pacienti shfaq shqetësime, ai duhet t’i paraqesë ato në çdo moment te mjeku kurues. Pacientët që kryejnë koronarografinë, kontrolle të herëpashershme duhet të kryejnë edhe pranë mjekut të familjës e më pas bazuar në sistemin e referimit, tek kardiologu i poliklinikës apo rrethit ku banojnë.

Në punën tuaj të përditshme, cilat janë rastet më të ndërlikuara?

Rastet më të vështira, në punën tonë të përditshme janë ato që lidhen me ndihmën e pacientëve që janë në fazën e infarkit akut të miokardit. Kjo pasi shpeshherë këta pacientë shfaqen në gjendje të dekopesuar e shoqëruar me gjendje shoku kardiogjen, një situatë jete kërcënuese, ku zemra ka humbur funksionin pompë si rrjedhojë e infarktit.

Disa këshilla për pacientët, para dhe pas kryerjes së koronarografisë.

Këshillat rutinë të pacientëve, përpara procedurës së koronarografisë, lidhen me holluesit (medikamentet) që përdoren përpara procedurës. Pacientit i rekomandohet të jetë i pangrënë atë ditë që kryen procedurën.

Ne si staf, nga ana jonë e përgatisim pacientin me të gjitha ekzaminimet përpara procedurës, ku standardet përfshijnë gjak komplet, bilanc biokimik, EKG, eko kardiake, grafi pulmoni.

Pas procedurës pacientëve u rekomandohet marrja e 1.5 deri ne 2 litra ujë të mara në 2 orët e para, në mënyrë që të kemi sa më pak komplikacione nga lënda e kontrastit që përdoret gjatë procedurës.

Nëse procedura është e suksesshme dhe pacienti nuk ka kaluar një infarkt akut miokardi mund të dalë nga spitali pas 48 orëve. Në të kundërt nëse është stentuar një pacient që ka kaluar infarkt, duhet të presim ditëqëndrimin sipas protokollit në këta pacientë. Më pas, pas daljes nga spitali me mjekimet që u shënohen në fletëdalje, pacientët duhet të drejtohen pranë mjekut të familjes për të kryer procedurat e marrjes së medikamenteve me rimbursim në rastet kur kanë nevojë.

Aktualisht ky shërbim ka një organizim hierarkik me në krye shefin e shërbimit Prof.Artan Goda dhe mjekët hemodinamistë primarë dhe sekondarë

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...