Milionat e emigracionit, sa hyjnë në Shqipëri dhe sa tkurren nga rënia e euros

Hënë, 14 May 2018 09:27

Emigrantët shqiptarë po dërgojnë më shumë para në atdhe. Duket se vala e re e emigrimit në vitin 2015 i ka dhënë një hov këtij fluksi të ardhurash, që është një burim i rëndësishëm, jo vetëm për mijëra familje në vend, por edhe për ekonominë në tërësi.

Sipas statistikave të Raportit të Politikës Monetare, gjatë vitit 2017 dërgesat e emigrantëve, të njohura ndryshe si remitancat kapën vlerën e 635.7 milionë eurove. Kundrejt vitit të mëparshëm, ky fluks të ardhurash është rritur me 20.9 milionë euro. Të dhënat tregojnë se niveli i dërgesave ka qenë më i lartë në pjesën e dytë të vitit (tremujori i tretë dhe i katërt).
Fluksi i tyre konsiderohet shumë i rëndësishëm, pasi është burim të ardhurash për rreth 32% të familjave shqiptare. Përvecse, edhe një ndër kanalet kryesore që gjeneron valutë në ekonomi.
“Remitancat përbëjnë fluksin më të madh hyrës në ekonominë shqiptare, duke lënë pas investimet e huaja direkte dhe eksportet. Ato kanë qenë fluksi financiar më i qëndrueshëm dhe më i sigurt në ekonominë shqiptare, në vite.
Remitancat janë burim të ardhurash për rreth 32% të familjeve shqiptare. Ato kontribuojnë pozitivisht në arsimim, shëndetësi, investime, si dhe në uljen e varfërisë. Remitancat nxisin përfshirjen financiare të popullatës, e cila ndikon në rritjen e mirëqenies, reduktimin e pabarazisë në vend dhe fuqizon rritjen ekonomike”, theksohet në raportin publikuar pa kohë më parë nga Banka e Shqipërisë “Një vështrim mbi remitancat”.
Në po këtë raport theksohet se dërgesat nga jashtë përbëjnë 90% të të ardhurave familjare të marrësve. Rreth 1/3 e familjeve i përdorin për shpenzime bazë (ushqime dhe barna) dhe rreth 41% e marrësve i kursejnë një pjesë të dërgesave.
Rënia e euros prek dërgesat e emigrantëve
“Në Evropë janë 91% e emigrantëve”, vlerëson Banka e Shqipërisë. Rrjedhimisht, valuta që ata sjellin pranë familjeve në atdhe është euro. Luhatjet e forta të kursit të ëmbimit, që kanë shkaktuar dobësimin e monedhës europiane e prekin këtë kategori.
Le të marrim një shembull: një familje merr 300 euro nga i afërmi emigrant. Një vit më parë, kur euro ishte në kuotën e 134.5 lekëve (niveli mesatar vjetor), kjo familje përfitonte 40.350 lekë. Ndërsa sot, me euron në kuotën e 127 lekëve, për të njëjtën shumë, kjo familje përfiton 38 100 lekë ose 2250 lekë më pak.
Nëse të njëjtën përllogaritje do ta bënim për 90% të fluksit tw remitancave të vitit 2017 do të rezultonte 4.2 miliardë lekë më pak, ekuivalent kjo shumë me rreth 33 milionë euro  të humbura vetëm nga kursi i këmbimit.
Rënia e euros vijon që prej fillimit të vitit dhe që prej janarit, monedha europiane ka humbur rreth 6.8 lekë. Oferta e lartë në treg përballë një kërkese të ulët ëhstë arsyeja kryesore e kësaj dukurie. Banka e Shqipërisë ka apeluar qytetarët që të mos nxitohen për të bërë konvertime të euros, pasi bëhet fjalë për një dukuri të përkohshme, sipas saj e shkaktuar nga dy faktorë kryesorë: forcimi i ekonomisë dhe shtimi i prurjeve valutore. Aurora Sulce, Ekonomix.al

 ECURIA E DËRGESAVE TË EMIGRANTËVE

(Burimi: Banka e Shqipërisë)

VITI 2016

Tremujori i parë                               136.0 mln euro

Tremujori i dytë                               153.8 mln euro

Tremujori i tretë                               159.6 mln euro

Tremujori i katërt                             165.4 mln euro

TOTALI                                           614.8 mln euro

VITI 2017

Tremujori i parë                               135.1 mln euro

Tremujori i dytë                               162.7 mln euro

Tremujori i tretë                               165.8 mln euro

Tremujori i katërt                             172.1 mln euro

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...