Velipoja, e gatshme për çeljen e sozonit turistik veror

Hënë, 14 May 2018 09:40

Të shtunën, në një ceremoni të veçantë, Bashkia e Shkdorës do të çelë sezonin e ri turistik për këtë vit. Për të pasur një sezon sa më të efektshëm, për pushuesit nga vendi, Kosova dhe më gjerë Bashkia e Shkodrës po vazhdon punën me intenistet në Velipojë. Sipas Bashkisë, ditët e fundit puna është përqendruar në mbjelljen e pemëve dekorative. Në lulishten e Velipojës janë mbjellë 40 pemë dekorative. Dy shatërvanët në qendër të plazhit, janë pastruar krejtësisht, duke larguar papastërtitë që kishte lënë stina e dimrit.  Po ashtu, ka përfunduar sinjalistika horizontale rrugore, është kryer riparimi i stolave në qendër dhe vendosja e të rinjëve ku ka patur nevojë, janë vënë në funksion tualetet publike, janë vendosur 40 kosha të vegjël mbeturinash përgjatë pedonales 40 copë dhe 20 në shëtitore. Ndërkohë ka nisur dhe vijon puna për ndriçimin publik, me riparimin dhe zëvendësimin e ndriçuesve. Për Velipojën ka tashmë një plan te detajuar për të githë sezonin, të përgatitur nga Bashkia e Shkodrës.

Zyrtarisht sezoni do të çelet më 19 maj, si një eveniment i përvitshëm dhe i rëndësishëm  që organizohet në bashkëpunim me organizatat “The Door” dhe “Albanian Water Sport and Tourism”. Në ceremoninë e çeljes do të jetë e pranishme edhe kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila do të mbajë edhe fjalën e rastit. Dita festive e ceremoniesë së çeljes së sezonit do të vijojë me shumë aktivitete sportive e promovuese. Fillimisht pas ceremoniesë, do të ketë një panair i vlerave dhe produkteve të Velipojës, më pas ndeshje futbolli, hendbolli e volejbolli, si dhe aktivitete me sportet e ujit. Të pranishmit do të kenë mundësi të bëjnë edhe një shëtitje në rezervuarin e Velipojës, për ta mbyllur me një koncert festiv, nën praninë e këngëtrares shkodrane Rezarta Smaja dhe bendit të saj.M.F/55news.al/

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 09:44

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...