Kush është Astrit Keçi, që u arrestua nga Forcat Speciale italiane në Durrës (FOTO)

Hënë, 14 May 2018 14:17

Policia italiane ka sjellë Forcat Speciale në Shqipëri, ku vuri në pranga dy të shumëkërkuar në Itali.

Ata ishin shpallur në kërkim prej vitesh nga drejtësia italiane dhe ndaj të cilëve kishte urdhër-arresti për krijim grupi të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Operacioni i kryer në Shqipëri, u mbyll në Itali pas një hetimi të koordinuara nga Prokuroria e Triestes, në bashkëpunim me Antidrogën, zyrën ndërlidhëse të policisë shqiptare në Bari dhe shërbimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë.

Astrit Keçi dhe Shkëlqim Sufja, u zunë në befasi në banesa të mbrojtura, që i përdornin për të fshehur praninë e tyre në Shqipëri.

Ata në vitin 2006 ishin kthyer në Shqipëri për t’iu shmangur kapjes pas një sërë hetimesh të kryera më 1998 dhe në 2006 si dhe ndaj masave të nxjerra ndaj tyre nga autoritetet gjyqësore në Milano dhe Rimini.

Nga hetimet del se që të dy ishin figura kyçe të të ashtuquajturit “grupi Keçi”, që vepron në Shijak. Grupi Keçi konsiderohet si një prej organizatave kryesore të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 14:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...