×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Çmimet e apartamenteve në Tiranë prekin qiellin/ Rritje nga 120 në 160 euro për metër katror

Hënë, 14 May 2018 16:56

Tirana po bëhet një vend gjithnjë e më i shtrenjtë. Çmimet e banesave në kryeqytet gjatë muajve të parë të 2018-ës, kanë shënuar rritje . Banka e Shqipërisë vetëm pak ditë më parë deklaroi një ulje të çmimit në terma real me 3.1% për banesat në Tiranë gjë e cila nuk është konfirmuar nga agjentët imobiliarë.

Këta të fundit shprehen se çmimet kanë lëvizur krahasuar me një vit më  parë kryesisht në zonat e preferuara, duke  kapur vlerën nga  120 euro në 160 euro për metër  katror.

Por ajo që vihet re  është se pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimeve  kërkesa për të blerë  apartamente  vijon të mbetet e lartë, kryesisht në zonën e ish Bllokut, te  21 Dhjetori dhe në rrugën Don Bosko.

Rritje  ka pasur edhe në qeratë të cilat në zonat e preferuara kapin vlerën  nga 300 deri në 700 euro.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se optimizmi rreth rritjes së çmimeve në tregun e pronave në kryeqytet ende nuk mbështetet plotësisht në shifra.

Në fakt, rritja e çmimeve është më e prekshme në ndërtimet e reja, të nisura në vitet e fundit, ku ka ndikuar pjesërisht edhe dyfishimi i taksës për ndikimin në infrastrukturë, si edhe përqindjet shumë të larta që kërkojnë pronarët e tokës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...