Zbardhen ‘shëtitjet’ e Tahirit me Habilajt në Greqi

Hënë, 14 May 2018 20:35

Saimir Tahiri dhe trafikanti Artan Habilaj kanë udhëtuar me skaf në Greqi në gusht 2014, në kohën që kushëriri vlonjat i ish-ministrit të Brendshëm, ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Katanias.

Pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë për Krime të Rënda, kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata për Krime të Rënda, mesditën e së shtunës, pranoi pjesërish kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën “arrest në shtëpi”.

Më poshtë pjesë nga dosja hetimore:

Nga të dhënat e përftuara nga ekzekutimi i letër porosive nga autoritetet Greke të Drejtësisë dhe kryerja e veprimeve të tjera në vendin tonë rezulton se personi në hetim shtetasi Saimir Tahiri, Fatlinda Tahiri, Elona Gjebrea, Arian Hoxha kanë udhëtuar me mjetin lundrues tip skaf për në greqi me date 08.08.2014 Mjeti lundrues i regjistruar në emër të shtetasit X.X është regjistruar me datë 06.08.2014 kur për procedurat e zhdoganimit dhe regjistrimit të mjetit është ndërhyrë për shpejtimine tyre nga lidhje shoqërore e personit në hetim shtetasit Saimir Tahiri, të cilët i kanë kërkuar poseduesit të mjetit që atë t’ia linte në përdorim personit nën hetim. Mjeti lundrues është drejtuar nga shtetasi Saimir Tahiri

Nga këqyrjet e realizuara në sistemin TIMS rezulton se prindërit e shtetasit Saimir Tahiri dhe pjesëtarë të familjes së shtetasve Arian dhe Elona Hoxha, për tu bashkuar me familjarët e tyre në pushime, me datë 09.08.2014 kanë udhëtuar për në Greqi me automjetet me targa AA 003GB me drejtues shtetasin Artan Habilaj dhe AA 145 GJ me drejtues shtetasin Alban Alia. Shtetasit Artan Habilaj dhe Alban Alia janë kthyer në Shqipëri me datë 10.08.2014 me automjetin me targë AA 003 GB, mjet i cili rezulton të ketë qenë në pronësi të shtetasit Saimir Tahiri, megjithëse kishtë një kontratë shitjeje me shtetasin Artan Habilaj.

Më datë 14.08.2014, shtetasi Artan Habilaj ka udhëtuar për në pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë me automjetin me targë AA 003 GB (kjo makinë rezultonte në emër të Saimir Tahirit, por që i ishte shitur Artan Habilaj). Me të mbërritur aty, ky person (Artan Habilaj) është takuar takuar me personin nën hetim (Saimir Tahiri) dhe ka qëndruar aty deri më datë 16.08.2014.
Më datë 16.08.2014, ndërkohë që personi nën hetim mbaronte ditët e pushimit, është vendosur që me mjetin lundrues të udhëtonin për në Shqipëri shtetasit Artan Habilaj, duke u paraqitur në portin Sarandë “Linjë tjetër”, ndërsa personi nën hetim shtetasi Saimir Tahiri së bashku me familjarët e tij, do udhëtonin për në kthim me automjetin me targë AA 003 GB nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë, mjet me të cilin dy ditë më parë kishte shkuar në greqi shtetasi Artan Habilaj

Po ashtu, rezulton se në të njëjtën ditë, me datë 16.08.2014 janë rikthyer në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë- Botë, Sarandë, me automjetin me targë AA 145 GJ familja e shtetases Elona Hoxha(Gjebrea).

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Artan Habilaj, pasi është paraqitur në portin Sarandë, personat përgjegjës të policisë kufitare nuk kanë bërë regjistrimin e mjetit lundrues me të cilin pak ditë më pare kishte udhëtuar për në Greqi personi nën hetim shtetasi Saimir Tahiri. Po brenda ditës shtetasi Artan Habilaj ka udhëtuar me mjetin lundrues për në Vlorë ku ka ankoruar në portin e skafeve në Triport Vlorë.

Pas disa ditësh, me date 08.09.2014 është paraqitur për të udhëtuar me këtë mjet lundrues për në Itali, personi nën hetim shtetasi Moisi Habilaj, i cili ka kërkuar leje lundrimi. Rezulton se në drejtim të Italisë ka udhëtuar personi nën hetim shtetasi Moisi Habilaj. Rezulton se shpenzimet për udhëtimin në fjalë janë mbuluar nga personi nën hetim shtetasi Moisi Habilaj. Ky mjet lundrues rezulton të jetë kthyer në Durrës me date 24.12.2014 ku edhe në këtë rast, duke qënë se mjeti lundrues përdorej nga personi nën hetim shtetasi Saimir Tahiri, nuk është regjistruar në pikën e kalimit kufitar.

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 20:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...