613 kg kokainë në Durrës, dorëzohet kërkesa për ekstradimin e Arbër Çekajt

Hënë, 14 May 2018 20:36

Ministria e Drejtësisë i ka dërguar autoriteteve gjermane kërkesën për ekstradim për Arbër Çekajn, administratori i kompanisë ‘Arbi Gardën’ që akuzohet si i implikuar për 613 kg kokainë që u kapën në Durrës.

Ai kishte porositur ngarkesën me banane, ku u sekuestrua sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në vendin tonë, e cila vinte nga Kolumbia.

Çekaj u arrestua një javë më parë në një provincë pranë Dysedorfit në Gjermani, në sajë të bashkëpunimit mes policisë gjermane dhe asaj shqiptare. Arbër Çekaj do të ekstradohet në Shqipëri, ndërsa do të përballet me akuzat që rëndojnë për trafik droge, ndërkohë që gjykata ka caktuar ndaj tij masën ‘arrest me burg’ në mungesë.

Operacioni nisi gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar Arbër Çekajn. Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët dhe ishte fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë.

Numri i të arrestuarve në lidhje me këtë operacion shkon në tre, pasi para 2 muajsh u arrestuan Donaldo Lushaj, nga Tropoja dhe Armando Pezaku nga Durrësi, të dy 25 vjeç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...