Gent Sejko, në takimin e Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit

Tuesday, 15 May 2018 10:06


Në datat 13-15 maj 2018, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në takimin e 39-të të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit. Ky takim u zhvillua në Bodrum të Turqisë dhe pjesëmarrës në të ishin drejtuesit e bankave qendrore të vendeve anëtare të Klubit, si dhe përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës për Rregullime Ndërkombëtare (BIS). Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë, z. Murat Çetinkaya.
Gjatë punimeve të Klubit u diskutua mbi perspektivat ekonomike globale, rritjen e qëndrueshme globale, sfidat dhe mundësitë e bankave qendrore lidhur me monedhat dixhitale. Ky takim shërbeu si një platformë e shkëlqyer diskutimi ku përfaqësuesit e bankave qendrore patën mundësi të shkëmbenin idetë dhe eksperiencat e tyre lidhur me këto çështje.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, ishte folësi kryesor i panelit me temë ”Rritja e qëndrueshme globale”. Ai mbajti një prezantim për të pranishmit, duke vlerësuar fillimisht rëndësinë e pjesëmarrjes në aktivitete të tilla si një mundësi për të ndarë pikëpamjet e përvojat, si dhe për të vlerësuar përparimin e kryer dhe për të reflektuar mbi prioritetet në të ardhmen.
Guvernatori u shpreh se pas tejkalimit të krizës financiare, ekonomia globale po fiton ritëm. Ai shtoi se fokusi i vendeve ka qenë trajtimi i pasojave të krizës dhe nxitja e një rimëkëmbjeje sa më të shpejtë.
Guvernatori Sejko solli në vëmendje të pjesëmarrësve, disa faktorë rreziku që mund të ndikojnë në rritjen globale, të tillë si: divergjenca rreth tregtisë së lirë dhe globale; reformat strukturore; turbulencat e tregjeve financiare dhe stabiliteti gjeopolitik. Lidhur me divergjencën rreth tregtisë së lirë dhe globale, ai theksoi se tregjet e hapura lejojnë një alokim më efikas të resurseve dhe ofrojnë mundësi më të mira punësimi. Kjo është vendimtare për Shqipërinë dhe rajonin, i cili përbëhet nga një numër të madh ekonomish të vogla dhe të hapura.
Duke marrë si shembull ekonomitë e zhvilluara, për të cilat fokusi ka qenë në reformat strukturore për rregullimin e sistemit financiar dhe në qëndrueshmërinë e financave publike, ai shtoi se edhe vendet në zhvillim duhet të punojnë në të njëjtin drejtim.
Guvernatori Sejko, gjatë fjalës së tij, nënvizoi gjithashtu integrimin financiar global. Lidhur me zbutjen e turbulencave të tregut financiar, një komunikim i duhur dhe shkëmbimi i informacionit do të jetë thelbësor.
Nga perspektiva e një vendi në zhvillim, siç është Shqipëria, ai u shpreh se më shumë mbetet për t’u bërë për të ulur nivelin e kredive me probleme, për të përmirësuar mbikëqyrjen e segmenteve jobankare të sistemit financiar dhe për të rritur elasticitetin e institucioneve financiare dhe tregjeve financiare.
Në përfundim, Guvernatori Sejko nënvizoi se korrigjimi i problemeve të së kaluarës dhe vendosja e ekonomisë globale në rrugën e rritjes së qëndrueshme është një përgjegjësi e përbashkët. Të gjithë ndajmë përfitimet e rritjes globale dhe së bashku duhet të ndajmë përgjegjësinë për të siguruar qëndrueshmërinë e saj. Gjatë takimit të 39-të të Klubit, u zhvillua gjithashtu ceremonia e pranimit të anëtares më të re, Bankës Kombëtare të Hungarisë, në Klubin e Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit.
Informacion mbi Klubin/Klubi i Guvernatorëve u krijua në vitin 1998, me nismën e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë. Vendet anëtare të këtij Klubi janë 26: Shqipëria (që në vitin 1998), Greqia, Turqia, Rumania, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Federata Ruse, Ukraina, Izraeli, Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgistani, Moldavia, Taxhikistani, Kina, Çekia, Polonia, Kroacia, Sllovenia, Bjellorusia dhe Hungaria. Qëllimi i tij është të forcojë lidhjet midis bankave qendrore të rajonit dhe të nxisë bashkëpunimin rajonal nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave më të mira e trajtimit në tryeza të rrumbullakëta në nivel guvernatorësh ose ekspertësh të çështjeve problematike të momentit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...